E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK mirepret vendimin e KQZ. AAK- Vetevendosje I padrejte

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për përsëritjen e zgjedhjeve në Drenas, Skenderaj dhe Deçan ndërsa ka kërkuar që deri më nëntë janar të hapen edhe kutitë dhe të bëhet rinumërimi i votave.

“Ne jemi të kënaqur me vendimin që ka marrë KQZ për rivotimin në këto tri komuna. Kemi edhe disa vërejtje të cilat do t’i adresojmë sot në Gjykatën Supreme”, tha Isa Mustafa, Kryetar i LDK-së.

Mustafa tha se rivotim duhet të ketë edhe në Malishevë ku kjo parti ka fakte për parregullsi të shumta. Ndërkohë edhe, lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë quajtur të padrejtë dhe të pjesshëm vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për përsëritjen e votimeve në tri komuna, ndërsa Aleanca për Kosovën e Re ka kërkuar rinumrim të të gjitha kutive të votimit.

 
“Vendimi i KQZ - së dje, për përseritjen e zgjedhjeve vetem në komunat e Deçanit, Drenasit, Malishevës, Lypjanit dhe Skenderajit, ishte i padrejtë dhe i pjesshëm", tha Dardan Molliqaj, Lëvizja Vetëvendosje. “Ne gjithësesi mbështesim përsëritjen e votimeve në ato tri komuna, por kërkojmë edhe fillimin e një oprocesi të rinumrimit të të gjitha fletëvotimeve, të të gjitha kutive”, tha Ibrahim Gashi, Nënkryetar i AKR-së.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e pakënaqur me vendimin e KQZ-së kërkon përsëritje të zgjedhjeve në tërë Kosovën. “Këto zgjedhje janë të manipuluara dhe ne kërkojmë rivotim në komplet territorinë e Kosovës”, tha Blerim Kuqi, Shef i Shtabit Zgjedhor të AAK-së. Kuqi tha se nga 2043 kutive të votimit, 849 prej tyre i janë nënshtruar procesit të auditimit, prej të cilave vetëm 287 kuti ose 33 % e tyre e kanë kaluar procesin pozitivisht.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›