E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Berisha nuk do komision hetimi

Kryetari i opozites Edi Rama konsideroi mungese vullneti te mazhorances shtyrjen e votimit te komisionit hetimor te zgjedhjeve ne seancen e fundit parlamentare ne 23 dhjetor. Megjithese eshte percaktuar nje date per fillimin e hetimit, Rama tha se serish  kompromisi mbetet i kercenuar.

Sipas tij kjo nuk do te vije per shkak te perberjes se komisionit dhe menyres se votimit qe palet nuk kane rene ende dakort per formulen, por per nje tjeter shkak. "Ka të bëjë me atë cka kanë kutitë, që më mirë se kushdo e di Saliu dhe kjo pengesë është Saliu.", tha Edi Rama.

Rama komentoi shkurt rezultatin e hetimit te zgjedhjeve ne Shkoder ku prokuroria e ketij qyteti rrezoi akuzat e demokristianeve per manipulimin e zgjedhjeve. "Jemi në kushtet e manipulimit, të manipulimit por për sa na takon ne nuk i hyjmë fare kësaj ane, dhe themi shume thjesht, s'ka asnjë problem më të madh se sa populli shqiptar të marr vesh të vërtetën. Cilado qoftë ajo, ta bëjmë atë transparente. Në rast se zonja dhe zotërinj të shumicës janë të bindur se ajo virgjëri që u shfaq befasisht në ato 4-5 kuti të hapura pasi procesi u deklarua i mbyllur pa u hapur, karakterizon të gjitha kutitë, ti hapin dhe kaq e thjeshte është. E gjithë Shqipëria të lehtësohet nga kjo barë dhe sigurisht opozita, dhe unë personalisht të marrim përgjegjësinë tonë", tha ai.

Kreu i opozites perseriti se transparenca nuk i sherben opozites por nje tjeter qellimi madhor, kthimit te besimit te qytetareve tek vota. Konkluzionet e ketij hetimi tha ai do te sherbejne si baze per zgjedhjet e ardhshme, per te cilat Rama deklaron: Sigurisht që jemi në kohën limit.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›