LDK mund të bëjë koalicion pas zgjedhor më VV-në

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë dallime substanciale, por VV ka një ideologji dhe program të vetin ekonomik që LDK mund të bëjë koalicion pas zgjedhor me të. Kështu tha për Klan Kosova deputeti i LDK-së, Arben Gashi. Ai thotë se në këtë rast nuk do t’ia jepte postin e kryeministrit.
Gashi pohon se qëndrim parimore për LDK-në është se nuk do të ketë koalicion me PDK-në.
“Ka mundësi reale, që të bëhet koalicion pas zgjedhor me VV, po aq sa ka mundësi reale edhe me AAK, nëse ata heqin dorë nga posti i kryeministrit. Nëse LDK-ja del partia e parë, ne do ta kemi kryeministrin. Pra, nëse jemi partia e parë, nuk do të jetë e vështir të gjejmë partnerë, dhe nuk do të ndodhë që postin e kryeministrit të marrë ndonjë parti tjetër”, tha Gashi.
Sipas tij, VV-ja ka arritur të krijojë pjekurin institucionale. “Nëse e shihini diskursin e VV-së para dy viteve ka ndryshim radikal me sot”.
Gashi ka folur edhe për koalicionin parazgjedhor mes LDD-së e AAK-së. Ai tha se LDK-ja ka qenë e gatshme ta pranojë në koalicion LDD-në, por se, partia e Nexhat Dacit ka pasur më shumë ego, sesa gatishmëri për bashkëpunimin.
“Besoj se më shumë ka pasur ego nga LDD-ja, se një vullnet për të bashkëpunuar me ne”.
Gjithë njerëzit që kanë ikur nga LDK-ja, në AAK, Gashi thotë se nuk kanë mundur të renditen lartë në pozicione brenda AAK-së.
“Po të ishte Daci brenda LDK-së, jam i bindur që do ti ishte 5 deputet, me AAK-në besoj që nuk do të kenë më shumë se një deputet, ngase ata ashtu e kanë konceptin. Mendoj që në një të ardhme të saj, LDD. do të shuhet”, ka potencuar Gashi. /Indeksonline/