Brukseli pret detaje nga Beogradi për vazhdimin e dialogut

Brukseli pret propozime konkrete nga Serbia në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ndërsa, kryeministri serb, Ivica Daçiq ka thënë se sot nuk ka pasur asnjë kontakt me zyrtarë të Bashkimit Evropian, shkruajnë mediat serbe.
Mirëpo, zyrtari i qeverisë serbe, Rasim Lajiq, ka theksuar se kontaktet me Prishtinën dhe Brukselin nuk janë ndërprerë.
“Ne tani jemi duke pritur sqarim nga Brukseli se cilat pjesë të marrëveshjes së refuzuar mund të jenë të pranueshme për autoritet në Serbi” ka thënë Lajiq./Indeksonline/