E Shtunë, 31 Tetor 2026

I drejtohen Zotit për t’i mbrojtur nga aksidentet

Një prej kthesave në rrugën Elbasan-Librazhd është kthyer në një vend tragjik kohët e fundit, duke parë aksidentet radhazi të ndodhura në të. 

Brenda pak ditësh dy makina përfunduan në lumë në këtë kthesë, ndërsa për pasojë një çift humbi jetën.

Për këtë arsye, njerëzit kanë nisur që të kthehen pas në kohë, duke bërë kurban një dele, në mënyrë që Zoti të mbrojë udhëtarët, shkruan tema.

Në kthesën e rrezikshme, drejtuesit e mjeteve thonë se qeveria nuk ka vënë dorë prej vitesh.

Për këtë arsye, duke e humbur shpresën tek qeveria, njerëzit u janë rikthyer riteve të tilla, që vështirë se shihen në vende të tjera./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›