E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamentarët gjerman dhe francez për vizitë në Beograd

Një delegacion i përzier i Bundestagut gjerman dhe Kuvendit Kom betar francez do të qëndrojë të mërkurën dhe të enjten për vizitë zyrtare në Beograd ku me zyrtarët serb do të bisedojnë mbi përafrimin në BE dhe dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Delegacionet në fjalë do ta vizitojnë edhe Prishtinën.

Parlamentarët gjerman e francez të mërkurën pas dite do të takohen me nën-kryeministrin e parë dhe ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me ministrin e Drejtësisë, kurse të enjten me nënkryetaren e qeverisë serbe të ngarkuar për integrimet evropiane Suzana Grubjeshiq dhe me parlamentar serb, me diplomatë të BE në Beograd dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare e afarist.

Tema të bisedimeve janë përafrimi i Serbisë në BE, dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe përgatitja e Serbisë për fillimin e negociatave me BE.

Delegacionin e Këshillit të Bundestagut për punët evropiane do ta kryesoj kryetari i tij, Gunter Krihbaum nga koalicioni qeverisës CDU/CSU të kancelares Angela Merkel, kurse atë francez kryetarja e Këshillit të Kuvendit të Francës për punët evropiane Danijel Oroa (grupi i ekologëve).

Në Beograd ka qëndruar në mars një delegacion tjetër i parlamentarëve gjerman në krye me Andreas Shokenhof (CDU/CSU), i cili me atë rast ka rekomanduar se “kusht i pakapërcyeshëm” për fillimin e negociatave të Beogradit me BE është që edhe Beogradi edhe Prishtina të tregojnë “vullnet të qartë” për ”normalizimin e obligueshëm juridik të marrëdhënieve”.

Delegacionet e këtyre dy parlamenteve po vijnë për vizitë në Beograd në momentin kur kreu shtetëror serb ka refuzuar marrëveshjen e ofruar nga Brukseli për veriun e Kosovës por ka kërkuar që dialogu të vazhdojë urgjentisht për gjetjen e zgjidhjes kompromise. Këto dy delegacione pas Beogradit do të qëndrojnë për vizitë edhe në Prishtinë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›