Europa, zonë rreziku
Në maj të vitit 2008, Komisioni Europian publikoi një raport për të festuar 10-vjetorin e monedhës së përbashkët europiane. “Jo vetëm që është një monedhë e përbashkët, e paparë në histori, por mund të deklarojmë se është një sukses i zëshëm. Brenda një dekade shihet qartë se është shndërruar në monedhën e dytë më të rëndësishme në botë; ka sjellë stabilitet ekonomik; ka promovuar integrim ekonomik dhe financiar; ka gjeneruar tregti dhe rritje mes anëtarëve të saj. Struktura e saj për financa të qëndrueshme publike ndihmon për të siguruar se brezat e ardhshëm mund të vazhdojnë të përfitojnë nga sistemet shoqërore për të cilat Europa është e famshme me të drejtë”, u theksua në këtë raport.
Sa fjalë të këqija duken këto sot.
Tashmë është e ditur se disa orë para se udhëheqësit e eurozonës miratuan paketën prej 750 miliardë eurosh, për të parandaluar shkatërrimin e zonës 16-kombëshe, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka pasur një thirrje telefonike nga presidenti i Komisionit, Hose Manuel Barosso. “Ai i tha asaj se është momenti i së vërtetës. Ai i tha: unë jam duke kërkuar nga ju që ta ruani euron”.
Në një afat të shkurtër, të paktën, monedha e vetme është ruajtur, por shpëtimi ka ardhur me një çmim jashtëzakonisht të lartë.
Kriza globale financiare dhe recesioni i tri viteve të fundit duket sikur ka kthyer klimën intelektuale në Europë me vendosmëri kundër liberalizimit të tregut të lirë, që lulëzoi menjëherë pas lindjes së euros në vitin 1999. Nëse ethet e krizës janë duke parë një konsensus për një model të ndryshëm ekonomik, atëherë kjo është çështje tjetër.
E vërteta e dhimbshme është se shumë vende europiane kanë vonuar reformat jopopullore ekonomike për një kohë shumë të gjatë. Euroja ka shërbyer në dekadën e parë si strehim nën të cilin Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja kanë gëzuar përfitimet nga kamatat e ulëta dhe kanë paguar vetëm sa “për sy e faqe” për reformat e tyre.
Mungesa e lidershipit shpeshherë përmendet si elementi kryesor që ka munguar në përgjigjet e Europës ndaj krizave financiare të secilit shtet sovran.
Tani njerëzit vajtojnë për Helmut Kolin, Fransua Miteranin dhe Zhak Delorin – politikanët të cilët janë ngritur mbi interesat e ngushta kombëtare dhe kanë marrë vendime të guximshme për të sjellë përfitime për Bashkimin Europian si tërësi.
Shpjegimi mbase mund të gjendet në vështirësitë e brendshme politike të liderëve të vendeve më të fuqishme të Bashkimit Europian, ndonëse edhe vendet e vogla europiane duket sikur nuk janë imune ndaj këtyre trazirave.
Dhe përballë këtyre turbullirave politike është një personalitet që veçohet - Herman van Rampoj, ish-kryeministri belg, i emëruar në nëntor të vitit të kaluar si presidenti i parë i Bashkimit Europian.
Është ai i cili kryeson samitet europiane dhe ai që ndërmjetëson në kompromiset e nevojshme për të prodhuar një front të përbashkët europian. Megjithatë, pushteti që ka është i kufizuar me Ligjin mbi Traktatin Europian.
Mbase faktori më specifik mbi negociatat që çuan deri te marrëveshja e 10 majit për një fond stabilizimi prej 750 miliardë eurosh për eurozonën ishte telefonata që presidenti amerikan, Barack Obama, i kishte bërë kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez, Nicolas Sarkozy, për të ndërmarrë një veprim vendimtar.
Edhe pse liderët europianë mund të mos e pranojnë, duket sikur Washingtoni është ende i nevojshëm për t’i detyruar ata të veprojnë bashkërisht. (Financial Times)