E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje film per traumat e komunizmit

do njeri hesht per dicka tjeter vijon temen e renies se Murit te Berlinit dhe demokracise ne kuadrin e stines kulturore Tetori gjerman. Filmi me regji dhe skenar te Marc Bauder dhe Drte Franke prodhim i vitit 2005-2006 shfaqet sot ne kinemane e Akademise Marubi ne oren 19.00. Ky film prekes i cili sherben si nje analogji dokumentuese e filmit artistik Jeta e te tjereve trajton ceshtjen se sa te gatshem dhe te afte jane ish-te burgosurit politike te RDGJ-se per te pranuar te kaluaren. Numri i pergjithshem i te burgosurve politike ne RDGJ eshte vleresuar te kete qene rreth 250 000. Ne kete film te rendesishem i cili eshte paraqitur ne festivale te ndryshme te filmit perfshire ketu edhe Berlinalen kater ish-te burgosur te RDGJ-se te denuar me disa vite burg per shkak te qendrimit te tyre te hapur kritik ndaj regjimit komunist SED tregojne pervojat e tyre te asaj kohe dhe te tanishme. Ata dhe familjet e tyre nuk i kane kapercyer edhe sot traumat e se kaluares dhe pasardhesit e tyre ne thelb nuk duan te dine me asgje rreth asaj kohe. Filmi eshte ne gjuhen gjermane i subtitruar ne gjuhen shqipe. Hyrja eshte e lire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›