Sarande eksploziv Benz-it te ish-shefit te Kriminales
Ne lagjen nr.4 nje sasi eksplozivi ka shperthyer duke shkaterruar automjetin tip Mercedes-Benz me targe SR 10 44 B ne pronesi te shtetasit Ilir Zhupa me detyre oficer i Policise Gjyqesore ne Komisariatin e Policise ne Sarande. Ne vendngjarje kane mberritur menjehere forca te shumta policore te cilat kane kryer veprimet e para hetimore dhe kane keqyrur vendin e ngjarjes e zonen perreth. Si pasoje e shperthimit automjeti eshte demtuar ne pjesen e perparme te tij nderkohe qe jane thyer xhamat e apartamenteve aty prane. Prane vendit ku ndodhi shperthimi Zhupa jetonte me qira. Nga hetimet e para rezulton te jete perdorur nje sasi rreth 200 grame e llojit tritol. Ilir Zhupa ka rreth nje jave qe ka levizur nga posti i shefit te Policise Kriminale Sarande te cilin e mbante prej shkurtit te vitit 2009. Aktualisht ai mban postin e oficerit te Policise Gjyqesore prane te njejtit komisariat. Sipas deshmise se dhene nga vete Zhupa pas kesaj ngjarjeje krimi ndaj tij ka lidhje me detyren dhe ndoshta me disa dosje te hetuara gjate muajve te fundit sic jane ato te disa ngjarjeve te vjetra te zbuluara nga ana e tij qe kane sjelle edhe arrestime te bujshme. Ne detyren e tij prej dy vitesh si shef krimesh ne Komisariatin e Policise ne Sarande Ilir Zhupa ka zbuluar 3 ngjarje te renda vrasje te vitit 1997 dhe 2000 ndersa jane goditur disa banda kriminale me rrezikshmeri te theksuar ne qytetin e Sarandes. Madje kohet e fundit kishte ne proces pune hapjen e disa dosjeve te vjetra me vepra penale te pazbuluara prej vitesh. Ish-shefi i krimeve te Sarandes ka kryer disa hetime e operacione te nje shkalle te larte se bashku me ish-shefin e Komisariatit te Sarandes Komisarin e hekurt Besim Palamani. E ndersa ky i fundit u shkarkua nga detyra ne rrethana jo te sqaruara zyrtarisht pasditen e 12 gushtit Zhupes iu hodh automjeti ne ere. Per kete ngjarje jane shoqeruar ne komisariatin e policise se Sarandes 10 persona kontigjente te policise por asnje prej tyre nuk eshte ndaluar. Me gjithe ekspertizen e kryer ne vendin e ngjarjes nuk jane gjetur prova qe te cojne ne identifikimin e autoreve. Vete Zhupa ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte personale me ndokend ne qytetin e Sarandes duke ia lene drejtesise te hetoje ngjarjen me akuzen e venies se lendes plasese ne makine per shkak te detyres. Ne qytetin e Sarandes qe nga fillimi i vitit jane regjistruar nje numer i madh veprash penale. Brenda 11 muajsh kane ndodhur 3 vrasje 3 aksidente me pasoje vdekjen shperthime eksplozivi arrestime policesh per korrupsion e deri ne rishfaqje te personave te maskuar e te armatosur. Shperthimi ne Vlore shoqerohen 4 nxenes
VLORE - Mbetet ende mister shperthimi me lende eksplozive mbremjen e se henes i automjetit te drejtoreshes se shkolles se mesme Mustafa Qemal Ataturk ne Vlore. Policia ka nisur hetimet por deri me tani asnje person nuk eshte arrestuar per ngjarjen. Dje u shoqeruan ne komisariat kater nxenes te cilet njiheshin si tipat me problematike ne shkolle. Por pasi u moren ne pyetje ata u lane te lire. Kjo edhe per vete faktin se asnjeri prej tyre nuk kishte pasur ndonjehere perplasje apo debate me drejtoreshen Nexhmie Xhuveli. Ngjarja qe ndodhi ne lagjen 10 Korriku terrorizoi banoret por edhe vete drejtoreshen e cila kishte banesen e saj pak metra larg vendit te shperthimit. Burime nga policia bene te ditur se e demtuara ka mohuar te kete pasur konflikte me njeri. Ajo ka pohuar para grupit te hetimit se nuk kishte asnje person te dyshimte i cili mund ti kishte vene asaj ne menyre te qellimshme lenden eksplozive. Nuk i kam bere kurre keq njeriu. Perkundrazi kam ndihmuar shume persona mesohet se eshte shprehur Xhuveli ne polici teksa ka ngritur supet kur eshte pyetur nese kishte ndonje person te dyshuar si autor te ngjarjes. q.b
SARANDE/ SHPRESA DINE