E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puke merr peng mikun per borxhin

PUKE - Merr peng mikun e tij per borxhin e pakthyer. Policia e Pukes beri te ditur se shtetasi Vladimir Toplana 28 vjec ka mbajtur me dhune per disa ore 55-vjecarin Mehill Deda pasi ky i fundit nuk i kishte kthyer nje borxh prej 200 mije lekesh. Blute shoqeruan te riun pas ngjarjes per veprat penale Heqje te paligjshme te lirise se tjetrit dhe Vetegjyqesi. Policia beri te ditur se ngjarja ndodhi mbremjen e se henes ne Puke. Rreth ores 1900 Vladimir Toplana nga fshati Lumbardh ne Fushe - Arrez sapo ka pare te kaloje Mehill Deda nga fshati Berishe e Eperme Komuna Iballe i eshte afruar dhe e ka futur ate me force ne makinen e tij tip Benz me targa SH 7645 C. Pasi e ka futur ne makine ai i ka kerkuar forcerisht sasine e parave te cilat 55-vjecari ia kishte marre borxh prej kohesh beri te ditur policia. Pas marrjes se informacionit komisariati i Pukes organizoi nje aksion duke bere te mundur kapjen e te riut vetem pak minuta me pas. Pas ballafaqimit te personave eshte arritur ne perfundimin se e gjithe ngjarja kishte lidhje me nje borxh prej 2 milione lekesh te vjetra qe 55-vjecari ia kishte marre Vladimir Toplanit prej nje kohe te gjate. Mes dy personave ishin bere disa takime me qellim kthimin e parave por Deda nuk kishte pasur mundesi. Toplana mesohet se eshte shprehur ne polici se i duheshin parate pasi kishte nje familjar semure. Ndaj Toplanes eshte vendosur qe hetimi te vazhdoje ne gjendje te lire. r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›