LISBA: Islami mbrojti shqiptarët nga asimilimi

Lëvizja Islame Bashkohu ka përshëndetur vizitën e Sekretarit të OBI-së në Kosovë dhe i është mirënjohës për kontributin e dhënë në njohjen e shtetësisë së Kosovës nga vendet anëtare të OBI-së dhe më gjerë.
Lëvizja Islame Bashkohu përkrahë fuqishëm iniciativën për anëtarësimin e Kosovës,që sipas kësaj lëvizjeje është edhe njëra nga pikat programore të LISBA.
Njëherësh Lëvizja Islame Bashkohu i dënon deklaratat e disa të të ashtuquajturve lider që haptas dhe njëanshëm e mohojnë përkatësinë tonë fetare e kulturore duke i penguar rruga e shtetit e Kosovës drejt anëtarësimit në OBI.
Gjithashtu, sipas LISBA-së tendenca e disave për ta penguar korrigjimin e historisë , nuk do të thotë asgjë tjetër përpos që haptas dëshmon urrejtjen e tyre ndaj identitetit të vërtetë të shqiptarëve, që sipas tyre, pjesë substanciale e të cilit është Islami si garant i mbrojtjes nga asimilimi kombëtar
“Për keqardhjen e disa politikanëve të dështuar dhe disa klerikëve të devijuar të krishterë , iu sigurojmë se përpjekjet tuaja të pareshtura , investimet marramendëse , shantazhet politike , joshjet dhe çdo gjë tjetër që jeni duke bërë në shërbim të qarqeve të caktuara anti islame dhe anti shqiptare , kanë qenë, janë dhe do të jenë të dështuar derisa dielli ta rrëzoj këtë tokë në të cilën jeton populli i Kosovës i cili krenarinë e merr nga minaret e ngritura lartë në qiell ndërsa qëndrueshmërinë në të vërtetën nga themelet e ngulitura thellë në tokë”, thuhet në një komunikatë për media të LISBA. /Indeksonline/