Sulm pranë një xhamie në Bagdad, 5 të vrarë

Së paku pesë njerëz janë vrarë dhe njëzet të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i veturës bombë pranë një xhamie sunite në veri të Bagdadit.
Policia ka thënë se sulmi ka ndodhur në kohën kur besimtarët dilnin nga falja e xhumasë.
Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë ende asnjë grup.
Të enjten, Kombet e Bashkuara kanë raportuar se prilli ka qenë muaji më vdekjeprurës në Irak përgjatë gati pesë vjetëve, transmeton Rel.
Sipas raportit të OKB-së, mbi 700 njerëz janë vrarë dhe mbi 1 600 të tjerë janë plagosur muajin e kaluar në Irak./Indeksonline/