E Hënë, 2 Nëntor 2026

LONDËR – BM-ja forcon masat e sigurisë për vizitën e Trump

LONDËR. 15 shtator /ATSH –DPA/ – Policia britanike deklaroi se është “e kënaqur” me planet e sigurisë për vizitën shtetërore të presidentit amerikan Donald Trump, pavarësisht protestave të pritshme dhe vrasjes së fundit të aleatit të tij, Charlie Kirk.

Shefi i policisë së “Thames Valley”, Christian Bunt, tha për gazetarët se përgatitjet janë nën rishikim të përditshëm, dhe eshtë menduar që në fillim.të përballohet  një nivel shumë I  lartë kërcënimi për shkak të natyrës së vizitës.

Vizita do të zhvillohet në ambientet private të “Windsor Castle”  dhe në rezidencën verore të kryeministrit Keir Starmer, “Chequers”.

“Ne po e mbajmë qasjen tonë ndaj këtyre operacioneve vazhdimisht në shqyrtim. Këtë po e bëjmë çdo ditë gjatë gjithë fazës së planifikimit”, tha Bunt. “Jam i bindur se kemi planifikuar një operacion të plotë policor dhe të sigurt”,

Sipas tij, operacioni është “i rëndësishëm”, duke përfshirë oficerë të sjellë nga forca të tjera, mes tyre specialistë të mbrojtjes së afërt nga  “Metropolitan Police”..

Forcat e policisë do të përdorin  dronë, kuaj, qen dhe njësi detare gjatë dhe para vizitës së presidentit  Trump. Do të ketë patrulla në lumin Thames, kontrolle në ujë dhe brigje  dhe rreth kësthtjellës  Windsor, si dhe kufizime të hapësirës ajrore mbi “Windsor” dhe “Chequers”. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›