Justina Aliaj: E nisa me plot ambicie rrugen e artit, por fitova mbijetesen Yllka Selita
Kush nuk e kujton artisten Justina Aliaj? Zerin e mrekullueshem jo vetem ne kenge por nje ze qe spikaste edhe ne rolet e saj ne kinematografi dhe teater. Ajo vjen sot ne nje interviste per suplementin "Koha Tjeter" ne gazeten "Koha Jone" dhe rrefen se cfare ka ndodhur ne keto vite ne jeten e saj. Duke hedhur ne leter mbresat nga takimi dhe biseda e ngrohte me artisten Justina Aliaj per te cilen, c'eshte e verteta dija pak per arsye te ndryshimeve ne moshe, harrova ta pyes nese ajo kishte ndonje vleresim zyrtar per jeten e saj te pasur artistike. E mora ne telefon dhe me tha se nuk kishte asnje titull apo dekorate, vetem ca flete lavderimi dhe asgje me shume. Nuk besoj se gaboj po te them se Justina Aliaj e meriton nje cmim per jeten e saj si artiste, edhe per sakrificat e saj kur nje kalem i kuq, sic ishte zakoni, ia nxiu perspektiven, e hodhi ne rruge, me synimin qe t'ia mekin zerin e t'ia vrasin talentin. Sot behen mjeshtrja te medhenj te punes e marrin pensione te vecanta shume artiste e njerez te tjere, prej te cileve shume e meritojne. Por ka edhe te tjere, qe nuk kane bere as gjysmen e puneve te bukura qe ka bere artistja e madhe Justina Aliaj. Fakti se ajo nuk jeton ne Shqiperi nuk duhet ta beje ate qe te harrohet, sepse punet e saj kane mbetur ne arkivat shqiptare. Nuk e teproj ne kete qe them. Klikoni ne Google dhe kerkoni kenget e saj, si per shembull "Mall per vendlindjen" dhe pas pese minutash e kupton se ajo kenge nuk i kushtohet vetem Shkodres, qytetit te saj te lindjes, por gjithe atdheut, duke na mesuar se perse duhet ta duam ate shume me shume se deri me sot. Pa frike mund te them se kjo kenge e mrekullueshme e kompozitorit Tish Daia, do te mbetet nje legjende per te gjithe brezat dhe nje xhevahir ne gjerdanin e muzikes shqiptare kenduar nga zeri origjinal i Justina Aliajt.
Pas shume vitesh vini perseri ne atdhe. Si vendoset te riktheheni?
Po malli dhe mbi te gjitha edhe ftesa qe m'u be nga "Promotor" dhe nga Pandi Laco per te qene prezent ne spektaklin aq te ndjekur nga te gjithe "100 vjet muzike". Ishte nje emocion i vecante sepse me ktheu shume vite pas, ne femijerine time dhe u ngjita perseri ne skene pas 11 vjetesh mungese.
Cfare te rejash keni patur ne jeten tuaj gjate kesaj kohe?
Jeta ne emigracion eshte me plot gjalleri, me plot kthesa e befasi, dhe te gjitha keto se bashku bejne ate qe ju, nese ju kuptova drejt, e quani ndryshim. Une gjykoj se sidomos per artistin ne emigracion, nuk ka dite pa ngjarje, nuk ka dite qe vegjeton, qe rri e pret t'i vije fati ne dere e qe nuk angazhohet te beje dicka te mire e te bukur qe kete ta ndaje me te tjeret. Une kam njohur plot artiste shqiptare te cilet aktualisht jane jetojne jashte shtetit, bejne pune shume te mira, i japin emer vetes dhe Atdheut, ndonese shume prej tyre mund te mos e ushtrojne profesionin qe kane ushtruar ne Shqiperi. Kam pershtypjen se jeta jashte eshte shume me e vrullshme se ketu dhe kthesat e jetes gjithashtu jane te tilla. Besoj se me kuptoni po te them se asnje njeri nuk lind as kengetar, as piktor, as aktor, por behet i tille dhe behet vetem duke bashkuar talentin me punen e ne keto dy shina ecen jeta nese i perkushtohesh artit. E ne keto dy shina kam ecur une per te bere nje emer. Madje e vecanta e botes ku jetoj eshte se ndryshimi mund te vij kaq papritur sa qe nuk e beson as vete. Keni degjuar besoj per disa emisione qe jane shume te njohur ne Amerike dhe qe behen tashme thuajse ne te gjithe boten, ku promovohen talente te reja si "American Idol", apo "X-Faktor" , emisione qe jane te suksesshme edhe ketu tek ne. Por, sipas gjykimit tim, puna, studimi jane baza per te ecur nje artist ne jete. Me pyeti nje dite nje mik:Justi, cila eshte kenga me e bukur qe ke kenduar? I thashe, kenge kam kenduar shume e nuk e di se cila eshte me e bukura, por di nje gje qe kam dy femije te cileve qe ne vitet e para u mekova dashurine per artin dhe sot jam nje nene e lumtur, ne kuptimin me te plote te kesaj fjale, se te dy ata jane diplomuar tashme. Vajza, Flonja Kodheli eshte diplomuar per piano dhe pa deshiren time ka mbaruar edhe Akademine per aktrim. Kur them pa deshiren time, e kam fjalen se ne nje fare menyre kam dashur qe ta ruaja, per arsye te stermundimit qe ka ky profesion. Qe t'i bie shkurt, kam dashur qe te mos vuaj si une, qe u nisa te behem nje aktore me ambicie, por fitova mbijetesen ne saje te dhuntise qe me kishte fale Zoti, ne saje te zerit tim. Sic duket pasioni i saj ka qene me i madh dhe nuk me degjoi. Djali eshte diplomuar ne "Juilliard School" ne Nju Jork per violoncel, dhe pa frike them se eshte shkolle e veshtire qe te hysh, por akoma me e veshtire qe te diplomohesh ne te. Ai eshte studenti i pare shqiptar qe fitoi te drejten per te studiuar atje. Tashme Rubini, ka nje kuartet te vetin, me kater violoncela dhe nje bateri, me te cilet luan muzike xhaz ne Amerike. Nderkohe edhe kompozon vete, po ashtu luan violoncel ne koncerte me kengetare si Jay-Zi, etj. Jam shume krenare per te, sepse punon shume dhe eshte shume i talentuar.
Ardhja juaj perkon edhe me festen e 100 vjetorit, cfare ndjeni ju qe vini pas shume vitesh pikerisht ne kete feste?
Emocionet jane shume te fuqishme, sepse behet fjale per nje jubile shume te madh, sic eshte 100-vjetori i Pavaresise. Me falni ne kete rast per mungesen e modestise, por une ndjehem krenare qe dicka kam kontribuar per kete Jubile te madh.
Ju nuk keni ne treg nje permbledhje te kengeve tuaja, a do te kemi mundesi nje dite ta kemi nje te tille?
Po sigurisht qe deshira eshte e madhe. Eshte me rendesi te them se zerin dhe aftesine vokale i kam ne lartesine e duhur, sic i thone fjales....
Ne fakt publiku ju njeh si kengetare por edhe si aktore. Brenda vetes arrini t'i ndani cili ka qene pasioni me i madh, kenga apo teatri?
Kur me pyesin se kush te pelqen me shume kenga apo teatri, te them te drejten nuk e gjej lehte pergjigjen. Per mua jane te dy femijet e mi. Po sigurisht qe ka radhe, keshtu qe une them: Po! Kenga me pelqen shume, por po ashtu po ju them se pasioni per teatrin ka lindur para se te lindja une...
Nese do ju behej nje ftese, per te luajtur nje rol ne skenen e teatrit ketu ne Shqiperi, a do te riktheheshit?
Nese do me pelqente shume ai rol, pa medyshje, Po!
Dhe cili do te ishte ai rol qe ju e keni enderruar dhe nuk e keni luajtur kurre?
Sigurisht qe ne ate kohe shume role nuk kishe mundesi qe t'i luaje, dhe sot mundet t'i besh dhe them se rolin e Ledit Makbeth, mund ta beja me shume deshire. Nje nga endrrat e mia eshte edhe qe te interpretoja rolin e nje mashkulli. Kam interpretuar ne nje teater ne Nju Jork rolin e Homerit, e sjell ne ditet e sotme. E kam interpretuar ne anglisht dhe frengjisht. E pashe qe kjo ka qene nje enderr e imja ne sirtar dhe vertet qe do me pelqente shume qe te interpretoja rolin e nje mashkulli.
Jetoni ne Bruksel, si eshte nje dite e zakonshme juaja atje?
Nje karakteristike e imja eshte qe edhe nese jam duke ndenjur, apo duke dremitur, truri im eshte duke punuar, sepse gjithmone kerkoj. Dita ime eshte e zakonshme, dhe kam gjithmone deshire qe te coj deri ne fund nje pune qe e nis. Kjo hera-heres eshte nje e mete mund te them, sepse ndonjehere kthehesh edhe ne viktime e perfeksionit, por eshte dicka qe une fatkeqesisht apo fatmiresisht e kam. Gjithcka e bej me pasion. Shkruaj hera-heres, per shembull do te doja te vecoja nje vjershe strofike qe kam bere per Shkodren:
Me vrap ju njita kalase
Dojsha me e than me loder
Me e ndi` edhe nana jeme nen rrase
Une jam, se je ti mori Shkoder.
Meqenese po flasim per Shkodren qytetin tuaj te lindjes, cila ka qene periudha me e bukur e jetes suaj?
Gjithcka ne jeten time u lidhka me feminine e cila ka qene periudha me e bukur e jetes sime dhe periudha tjeter me e bukur, kur linden femijet e mi.
Aktoret lexojne shume, cili eshte shkrimtari juaj i preferuar?
Shkrimtari im i preferuar eshte Shekspiri, pasi ai me frymezon shume, eshte shume i veshtire, por cdo njeri eshte i lire te zgjedhe, nje veper te veshtire apo pak me te lehte.
Ju sot jeni nje emer i madh i artit shqiptar, a keni nje keshille per brezin e ri te artisteve?
Vetem nje fjale do te doja qe t'i thosha brezit te ri, ata sot i gezojne te gjitha, e duhet ta dine mire se nuk i kemi gezuar te gjitha, kemi pasur me vete, te vetmen arme dhe qe faleminderit Zotit, ate arme nuk kane mundur dot te na e merrnin: aftesine dhe talentin. Pra brezit te ri do i thoja, mos e shperfillni privilegjin qe gezoni. Vleresojeni persembari ate.
Ju keni ardhur ne Shqiperi ne dekada te ndryshme, pse kaq rralle?
Sepse si duket ka ngecur ne nje vend te padeshirueshem, bashkepunimi apo edhe lidhja mes brezave. Do te doja qe te ndodhte ndonje gje e bukur me artin qe bej une dhe me artin qe bejne te tjeret, por gjithmone me shume pjekuri, sepse nuk mund te marresh e te besh gjithcka. Une kur marr persiper te kendoj nje kenge, e kepus doren time nese une e coj kot ate. Te njejten gje do te thosha edhe per rolin ne teater... E perpunoj dhe e zberthej ne cdo fjale... A e bej mire apo e bej keq? Kete e vendosin ata qe e cmojne, por se paku ne shpirtin tim une nuk duhet te pendohem nese fatkeqesisht nuk do te shkoje mire, sepse jam munduar shume per te. Une punoj shume dhe nuk i falem punes spontane, por ulem seriozisht.
A ju eshte ofruar ndonje rol nga trupat teatrore atje ku jetoni?
Sigurisht qe kur une e lash Shqiperine dhe shkova jashte, vajta me endrra te medha. Dhe ne cfare do lloj moshe mund te shprehesh dhe te gjesh aftesite e tua, por eshte jashtezakonisht e veshtire. Nuk duhet te mendosh se atje ne Nju Jork ku isha apo ne Bruksel ku jam tani, kudo qe te shkosh, te presin me duar hapur. Duhet te kuptohet mire, qe gjithmone talenti, ne nje menyre apo ne nje tjeter luftohet. Nese e vini re, edhe ne Amerike jane me kokrra aktoret apo kengetaret e mire qe kendojne. Ka pasur raste qe ne rruge kam degjuar zera te mrekullueshem, por qe nuk e kane pasur fatin qe te hipin ne skenat e medha, sepse ne shume raste nuk ka pasur se kush t'i ndihmoje, apo t´i mbeshtese. E keshtu ndodh shpesh qe talenti tretet rrugeve... Jane shume aktore qe luajne, por jane te pakte ata qe te mbushin. Dhe per mua numerohen me gishta aktoret absolute, si per shembull Meril Strip, Al Pacino, Robert De Niro. Jane shume pak aktoret e medhenj per mua. Ndersa idhulli im eshte Lorenc Oliver.
Po sa i perket kengetareve, a keni nje idhull tuajin?
Po kam shume, megjithese kam degjuar muzike nga e gjithe bota ata qe me kane lene mbresa jane Frenk Sinatra, Billy Holliday, Fredi Merkuri, Barbara Streizen... Eminem, me pelqen shume sepse ka nje timber shume fantastik dhe zgjedh tema shume te bukura. Sigurisht qe adhuroj Bitellsat apo Elton Xhon etj.
Cila eshte pika juaj me e forte
Kembengulja
Dhe me e dobeta?
Nuk kam me te dobet (qesh).
Kur do te riktheheni perseri ne Shqiperi?
Shpresoj qe do rikthehem, por kur nuk e di nese do te rikthehem per te kenduar nje kenge apo per te luajtur nje rol...