LRI: Shpërndan 5 ton ndihma për banorët e zonave të përmbytura në Shkodër

Tiranë, 24 janar NOA - Lëvizja Rinore për Integrim
dhuroi sot pesë ton ndihma për banorët e zonave të përmbytura në Qarkun e
Shkodrës.
Drejtues dhe aktivistë të forumit rinor të LSI-së
vizituan nga afër fshatrat Obot e Muriqan dhe Lagjen Ajsem në qytetin e
Shkodrës, si dhe zona të tjera të prekura nga përmbytjet. Kjo nuk ka qenë vizita
dhe kontributi i parë me ndihma konkrete nga ana e LRI-së. Kryetarja e Lëvizjes
Rinore për Integrim, Erisa Xhixho u shpreh se forumi Rinor i LSI-së do tu
qëndroj gjithmonë pranë banorëve të këtyre zonave, duke dhënë ndihma konkrete,
por edhe duke treguar, mbi të gjitha, solidaritetin njerëzor në mbështetje të
tyre.
Kemi ardhur këtu në Shkodër një grup të rinjsh
të Lëvizjes Rinore për Integrim për të shprehur solidaritetin tonë dhe se
jemi pranë tyre në përballimin e kësaj fatkeqësie natyrore. Në kuadër të këtij
solidariteti, për ti ardhur sado pak në ndihmë këtyre banorëve se prekur nga
përmbytjet, ashtu siç po bëjnë dhe mjaft institucione dhe organizata nga
të gjithë anët e vendit si dhe nga vende mike, ne si LRI kemi sjellë një sasi
ndihmash materiale dhe ushqimore, me qëllim që kjo situatë të kapërcehet sa me
lehtë dhe me sa me pak humbje ekonomike për këto familje, deklaroi Xhixho.
Xhixho ka kërkuar që gjithë shqiptarët të
bëhen pjesë e këtij aksioni solidarizues.
Kjo nuk është ndihma e parë që LRI po ndihmon
banorët e përmbytur, ndaj ne do të vazhdojmë tu vijmë në ndihmë këtyre familjeve
në të gjitha mënyrat që kemi.
Ndaj i bëj thirrje të gjithëve që të ndihmojnë
me sa kanë mundësi, duke u bërë kështu së bashku pjesë e një solidariteti
njerëzor për bashkëqytetarët tanë, të cilët tani më shumë se kurrë kanë nevojë
për këtë solidaritet dhe ndihmë të gjithanshme, përfundoi kryetarja e LRI-së,
Erisa Xhixho.
k.k/NOA