Letër e hapur nga Rezart Taçi

Biznesmeni Rezart Taçi ka dërguar një letër të
hapur në të cilën thotë se dëshiron të përgjigjet mbi akuzat dhe kritikat që i
janë bërë nga analistë në shtypin e shkruar lidhur me shpenzimet që janë bërë për
sjelljen e realit të Madridit në Tiranë.
Më poshtë, vijon letra e plotë:
Letër e
hapur për z. Lubonja dhe z. Nano
Deri në Nëntorin e kaluar, kur gënjeshtrat e
kolegut tuaj, z. Baze më bënë që të gjendesha i burgosur padrejtësisht, mora
mbi vete fajin e mos përgjigjeve dhe mos paditjeve ndaj polemistëve për shpifje
(me qëllim se po përdor fjalën polemist, sepse gazetarët punojnë mbi fakte
dhe investigime).
E mësova në mënyrën më të vështirë, gjatë
nëntorit të kaluar, që zakoni im i vjetër i mos përgjigjeve ndaj fyerjeve dhe
paditjeve ndaj shpifjeve mund të dëmtojë familjen time dhe shume miq dhe kolegë
te mi të cilët më kanë dhënë besimin e tyre.
Që prej atëherë, unë kam vendosur të ndryshoj.
Unë nuk do të qëndroj më indiferent ndaj fyerjeve dhe do të përdor të gjitha
mjetet ligjore për t;i dhënë fund shpifjeve.
Ju të dy kritikoni me forcë vendimin e
kompanisë sime për të sjellë ekipin e Realit të Madridit, që të luante me një
nga skuadrat tona (siç ishte ajo e Gramozit). Ju të dy
kuotoni shumën e tepruar te parave që Taçi
Oil do ti kishte paguar Realit të Madridit që të vinte dhe të luante këtu në
Tiranë. Nëse do tju kishte interesuar që të pyesnit, unë do tju kisha dhënë
përgjigje pyetjeve tuaja, duke ju konfirmuar qe nderi i të pasurit Realin në
Tiranë ka qenë fryt i marrëdhënieve miqësore dhe profesionale qe na lidhin me
drejtuesit e këtij klubi. Po kush po e vret mendjen, përderisa ju nuk jeni
gazetarë, ju nuk kontrolloni fakte! Po, z. Nano, paratë e fituara nga shitja e
biletave te ndeshjes kanë shkuar për ata që kanë vuajtur nga përmbytjet në
Shqipërinë e Veriut. Po ju z. Nano? Çfarë keni bërë për ta? Rehat ne Tiranë, a
keni bërë ndonjë gjë? Është e lehtë të kritikosh, por për të bërë, madje edhe
pak, është më e vështirë.
Sigurisht, unë mund edhe te mos organizoja
asnjë ndeshje këtu në Tiranë, dhe mund të përballoja privatisht që të shijoja
në mënyrë egoiste dhe diskrete aq ndeshje te Realit të Madridit sa të
dëshiroja, dhe ju as që nuk do që ta dini. Kjo ndodh vetëm se unë dua që
buxheti i marketingut të grupit Taçi Oil ti shërbejë sigurisht imazhit të
kompanisë, por edhe atij të mbarë vendit.
I përbuzni aq shumë ju vendin dhe qytetarët
tanë sa që te mendoni se ata nuk e meritojnë një ndeshje të Realit të Madridit
në shtëpinë e tyre?
Ju të dy vazhdimisht supozoni se si e kam
krijuar unë biznesin tim, por as nuk bëhet fjalë që të investigoni!
Z. Lubonja ka një përgjigje: një vend në
duart e gangsterëve si ky baron nafte.
Për z. Nano nuk kam ndonjë kureshtje kushedi
se çfarë për të njohur gjëra nga bota e rrëmujshme dhe e mistershme e
sipërmarrjes shqiptare. E vërteta është se unë kam punuar jashtëzakonisht për
më se tetëmbëdhjetë vjet, 12-16 orë në ditë, me shumë pak fundjava, dhe pa
pushime. Por kjo nuk është e mjaftueshme për ju,
Kështu që ju duhet të fyeni, dhe jo vetëm mua,
por të gjithë sipërmarrësit e këtij vendi, ata që bëjnë gjera me duart e tyre
të pista. Për shkak të vendimit qe kam marrë të cituar më sipër, mos u ndjeni
të befasuar kur të gjendeni të paditur, pasi unë nuk do të toleroj më që të
quhem (shprehimisht ose me nënkuptim) një gangster apo një bos i mafias.
Unë do të përdor të gjitha mjetet e Drejtësisë dhe të ligjit, për të ndaluar
çdo kënd që më fyen mua, jo aq shumë për vete, por për familjen time, miqtë e
mi dhe kolegët e mi që lëndohen nga këto akuza të pajustifikuara.
Panem et Circenses! Po, vërtet, Grupi Taçi
krenohet qe siguron, brenda kufijve të tij modestë, Circenses cilësor. Por në
artikujt tuaj të hidhur, ju keni harruar Panem! Grupi Taçi (duke përfshirë
ARMO-n) tani punëson rreth 2,000 punonjës, që përfaqësojnë 2,000 familje në
këtë vend. Në vitin 2009 Grupi Taçi & ARMO është renditur si taksa paguesi
me i madh. Për të marrë këto fakte nuk kishit nevojë që të investigonit shumë,
mjaftonte që ti drejtoheshit autoriteteve përkatëse dhe vete Grupit Taçi
Oil. Por jo, ju ishit shumë të zënë, duke mbushur stilolapsat me helm dhe
xhelozi.
Unë ju ftoj të dyve që të vizitoni me mua
rafineritë tona ne Ballsh dhe në Fier, dhe të flisni lirisht me punonjësit
tanë. Unë jam i bindur se ata nuk kanë nostalgji për ditët kur kompania e tyre
ishte shtetërore. Ju do të shihni se çfarë sfide kemi trashëguar nga komunizmi
dhe investimet e jashtëzakonshme që ne tani duhet të kryejmë, për të kapur
dhjetëra vite, në të cilat nuk është investuar
pothuaj fare. Po, kam krenarinë e të qenit një sipërmarrës, dhe që duhet të
investoj një shumë të madhe parash për të kapur hapin e dhjetëra viteve te keq
menaxhuara. Por kam frikë, se ju do të duhet të jeni të gatshëm të ndotni
këpucët dhe të largoheni nga komoditeti juaj për të vizituar botën reale!
Z. Lubonja, Shqipëria nuk ka nevojë për një
ose dy "Taci, Naci". Shqipëria
ka nevojë për dhjetëra Taci, Naçi për të
ndihmuar këtë vend. Ju jeni të shqetësuar për reputacionin e vendit tonë? Çfarë
mendoni ju se bëni, duke quajtur çdo sipërmarrës të këtij vendi një gangster,
ose duke aluduar për botën kumbuese të sipërmarrjes si atë të rrëmujshme dhe
të mistershme të sipërmarrjes shqiptare?
Ju vetëm ngushëlloni ata jashtë vendit që e
lidhin vendin tonë me aktivitete mafioze, dhe ju vetëm ngushëlloni një stereotip
të mefshtë. Por është e vërtetë që ju mund tju këtë marrë malli për ditët kur
gjithçka ishte shtetërore dhe në duart e një partie të vetme. Kjo është
politike, dhe unë nuk jam i interesuar për këtë dhe vazhdoj të jem vetëm një
sipërmarrës.
Romakët kanë thënë: A bove ante, ab asino
retro, a stulto undique caveto' (kini kujdes nga demi para syve, gomari në
shpinë dhe budallenjtë përreth). Nga tani e tutje unë nuk do ti lejoj që të
kalojnë këto lloj artikujsh pa përgjigje. Z. Lubonja citon Çërçillin (një
ironi!). Për veten time unë do të ndjek këshillën e Sir Winston (pasi mbi te
gjitha ai ishte një nga mbrojtësit më të mëdhenj të demokracisë dhe
kapitalizmit): Suksesi është përfundimtar, dështimi nuk është fatal: është
guximi për të vazhduar që ka vlerë.
Sinqerisht
Rezart Taçi