Hyn sot zyrtarisht në fuqi ligji Antimafia, PS e kundërshtoi

Tiranë, 25 janar, NOA Që prej ditës së sotme
hyn në fuqi zyrtarisht ligji i njohur me emrin Antimafia, i miratuar vetëm
para pak javësh nga Kuvendi, i cili njohu kundërshtimin e plotë të opozitës
jashtë dyerve të Kuvendit, por ama që u miratua pa praninë e saj prej deputetëve
të mazhorancës.
Ky ligj parashikon sesi pasuritë e të gjithë
personave që dyshohet se janë vënë në mënyrë jo të ligjshme do të sekuestrohen
paraprakisht, edhe pse ndaj tyre nuk mund të ketë ndonjë vendim gjykate që i
fajëson ata për veprat e paligjshme që kanë kryer.
I bie kështu që poseduesi i këtyre objekteve të
provojë në gjykatë prejardhjen e pasurive të sekuestruara dhe jo pasi del prej
saj.
Por ligji në fjalë është kundërshtuar mjaft
nga opozita e majtë e cila ndonëse nuk ka hyrë në parlament, ka shprehur
dyshimet për motivet e kësaj ndërmarrje.
Sipas opozitës socialiste në kushtet e
ekonomisë informale, mjaft prona të shqiptarëve janë vënë pa kaluar në rrugët
ligjore.
n.e/NOA