Pazari i ri, pak investime, edhe pse është më i populluari
Pazari i Ri në kryeqytet edhe pse është nga më të vjetrit në Tiranë lë shumë për të dëshiruar për shkak të higjenës. Ajo që vihet re është se ky pazar sapo vjen e po zvogëlohet për nga hapsira duke qenë se një pjesë e tij është mbyllur për shkak të rikostruksionit. Megjithëse kjo pjesë është mbyllur me kohë ende nuk dihet se kur do të shohim një pazar të standarteve të duhura. Megjithëse Pazari i ri ka dy realitete të cilat kundërshtojnë njëra tjetrën, në njërën anë këmi dyqane dhe tenda të mirë mbajtura që reklamojnë fruta perime shume të mira dhe të shtrenjta dhe nga ana tjetër, disa arka mbi baltë mbi të cilat shiten po ato fruta perime por me çmime më të lira. Megjithëse ky është një treg që funksion prej një kohe të gjatë ende nuk është bërë asgjë për sisteminim në tezga ose dyqane si dhe për orientimin, ku qytetarri të dijë ku të orientohet për të blerë perimet, frutat, bulmetin apo dhe produktet e mishit. Ndërkohë ato që lënë shumë për të dëshiruar janë kushtet higjenike.