E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, sherr në lokal, vritet shqiptari

MILANO-Një shqiptar ka mbetur i vrarë gjatë një grindjeje në një lokal nate në Milano të Italisë. Në ngjarjen e mbrëmshme, e cila ndodhi në një lokal gjysëm ore pas mesnatës, mbetën të plagosur dhe dy persona të tjerë. Media italiane e cila bëri publik lajmin sot në mëngjes thotë se shqiptari i mbetur i vrarë është 38 vjec dhe quhet Altin Avrami. Viktima ishte goditur me pistoletë në gjoks. Dy personat e tjetër të cilët mbetën të plagosur janë jashtë rrezikut për jetën. Njëri është mjekuar për një plagë në dorë, në spitalin Legnano, ndërsa tjetri ndodhet në spitalin Rho. (s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›