LRI shpall kandidatet per kreun e ardhshem
Lëvizja Rinore për Integrim ka prezantuar dy kandidaturat për kryetarin a ardhshëm të kësaj lëvizjeje. Të prezantuar nga nënkryetarja e lëvizjes socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, të dy kandidatët e shpallur Keidi Mehmetaj dhe Endrit Brahimllari kanë prezantuar modelet e tyre drejtuese me objektivat e reja për ta çuar përpara këtë forcë politike.
Ne do të ecim përpara dhe këtë do ta bëjë të mundur ekipi i LRI ka thënë Xhixho duke vlerësuar edhe kontributin e dhënë prej tyre për zgjerimin e LSI-së..
Të dy garuesit kanë shpalosur platformën e tyre para forumit rinor të kësaj lëvizje, duke premtuar se do të bëjnë të mundur mundësi të reja punësimi dhe praktika në institucionet shtetërore. Objektivi kryesor i këtyre kandidatëve të rinj është anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në BE.
Zgjedhjet për kryetarin e ri të Lëvizjes Rinore për Integrim do të mbahen më 3 maj, ndërsa kanë marrë garanci nga drejtuesit aktual për mbështetje në nismat e tyre në vazhdim.