E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paloka Dje u zbulua misteri pse Bamir Topi u prish me PD-ne

Partia Demokratike ka reaguar sot, pas deklaratave të presidentit Bamir Topi dje në një emision televiziv. Sipas deputetit Edi Paloka dje u zbulua misteri pse Bamir Topi u prish me Partinë Demokratike.

Sipas tij dje në mënyrë të çuditshme u zbulua se Topi qenka prishur me PD-në, sepse qenka bërë president në mënyrë të dhunshme pa dëshirën e tij.

“Pra të 84 deputetët i paskan bërë hile të madhe Topit dhe këtë ai e zbulon pak ditë para përfundimit të mandatit të tij”-tha deputeti demokrat.
Deputeti demokrat ironizon kur thotë se Topi ka pasur frikë të kundërshtojë kandidimin e përdhunshëm dhe në 4 vjet ky nuk e gjeti kurajon të tregojë.

Paloka përfundoi duke i quajtur qesharake deklaratat e djeshme të presidentit Topi, të cilat nuk kanë nevojë për komente.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›