Bamir Topi mashtron popullin e vet
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, tregohet përsëri i pasinqertë me popullin e tij, të cilin fatkeqësisht e përfaqeson prej 5 vjetësh. Përpjekja për të justifikuar gabimin e tij të rëndë politik, votën më 8 maj për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, nuk e beson dhe nuk mund ta besojë as edhe një nxënës i klasës së tetë.
Kjo sepse, gjithçka është e filmuar që nga momenti i hedhjes së votës së tij në kutinë e gabuar e deri tek hapja e kutisë së gabuar dhe leximi i votës së tij, që për fatin e tij të keq, ishte e vetmja votë e hedhur gabimisht në atë kuti. Dhe po për fatin e tij të keq, ai kishte votuar për Edi Ramën. Topi u përpëlit t’ia faturojë këtë vullnet të tij manipulimit të televizoneve në një intervistë në Top Channel. Mirëpo në të tilla kushte detyrohemi të rikujtojmë se çfare ndodhi më 8 maj.
Paraditen e 8 majit, ish –demokrati Bamir Topi, njëkohësisht president i republikës, së bashku me familjen e tij shkuan për të votuar në qendrën e votimit.
Siç e ka parë e gjithë Shqipëria dhe po e japim edhe tani fleta e votimit ne doren e presidentit që është me ngjyrë të verdhë, që përkon me fletën e votimit për kandidatët për kryetarë bashkie, hidhet në kutinë me numër 1968, me ngjyrë kafe të çelët, që i korrespondon kutisë për kandidatët për kryetarë minibashkie. Deri këtu nuk besojmëse ka shteg për të lënë keqkuptime për keqinterpretime.
Pra, Bamir Topi e ka hedhur votën për kryetar bashkie në kutinë për kryetar minibashkie. Por për fatin e tij të keq, diferenca e vogël mes votave mes kandidatëve për kryetar bashkie detyroi KQZ –në të rihapë të gjitha kutitë, ku ishin hedhur vota gabimisht.
E gjithë Shqiperia e ka parë në transmetim live kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në prani të të gjitha mediave, hapi kutinë me numër 1968, ngjyrë kafe e çelët që i përkon kandidatit për kryetar minibashkie, aty ku Bamir Topi hodhi publikisht votën me ngjyrë të verdhe. Kur kjo kuti u hap publikisht para gjithë mediave, në të u gjet vetëm një votë me ngjyrë të verdhë.
Dhe kjo votë po në prani të të gjithë mediave dhe në sy të gjithë shqiptarëve u pa dhe u lexua me figurë dhe me zë, që ishte vote për Edi Ramën, kandidat i Partisë Socialiste për kryetar bashkie.
Kjo është historia e votës së Bamir Topit. Ku është spekulluar dhe ku mund të spekullohet? Votën e ka hedhur me dorën dhe vullnetin e tij në atë kuti. Kuti e mbyllur dhe e dyllosur me 5 a 6 vula e kode sekrete në sytë e komisionëreve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Ato vula dhe kode sekrete u hapën në sy të gjithë shqiptarëve. Ku është manipulimi në këtë rast? Kur merr përsipër të akuzojë mediat për abuzim me votën e tij, Bamir Topi nuk ka guximin dhe asnjë argument të thotë ku qëndron manipulimi me votën e tij. E vetmja përgjegjësi e mediave, që për fatin e keq të Bamirit, është tek fakti se ishin prezente kur ai hodhi votën në kuti dhe kur vota e tij doli nga kutia, duke faktuar votën e tij për kryetarin e Partisë Socialiste. A ka bërë mëkat presidenti Bamir Topi kur ka votuar për Edi Ramën dhe jo për Lulzim Bashën? Ky është problem i tij politik. Ligjërisht nuk ka gabuar. Politikisht përgjigjet ai vetë.
Por mëkati i presidentit Bamir Topi ndodh tani kur ai mashtron popullin e vet, qytetarët e tij, dhe nuk i del për zot votës së tij. Do të ishte më e ndershme dhe më dinjitoze për të thoshte PO, Edi Ramën kam votuar, ashtu siç bëri Edi Rama kur i bënë fotografitë nudo dhe tha se po, këto janë fotot e mia dhe i kam bërë për qejfin tim dhe nuk u përpoq si Bamir Topi të gënjente duke thënë se janë foto montazhe të bëra nga mediat e Berishës.