E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha per presidentin Do konsultohemi me opoziten

Kryeministri Sali Berisha në një intervistë për Zërin e Amerikës deklaroi se gjatë vizitës së tij në Shetet e Bashkuar ka marrë mbështetje të plotë për integrimin dhe zhvillimin e vendit, ndërsa theksoi se SHBA do të asistojë Shqiërinë në luftën kundër korrupsionit. Në intervistën e tij, i pyetur edhe ëpr çështjen e presidentit Berisha tha se do të ketë konsultim me opozitën dhe forcat politike.

“Natyrisht ky është një proces që duhët të kalojë përmes konsultimeve dhe ne jemi të përgatitur të konsultohemi me të gjitha forcat politike. Uroj që të mbizotërojë vullneti nga të gjitha palët. Unë jam për konsultime dhe mbetem i vendosur për zbatimin e kushtetutës”-nënvizoi Berisha për zgjedhjen e presidentit.

Ai tha se gjatë takimeve të tij në SHBA dhe kryesisht em sekretaren amerikane të Shtetit Hillari klinton ka marrë mbështetjen për shpejtimin e integrimti të vendit në Bashkimin Evropian dhe për luftën ndaj korrupsionit.

“Qeveria e SHBA-së dhe institucionet e këtij vendi duan të shohin e ndihmojnë Shqipërinë. Kjo është një përgjegjësi e Shqipërisë për të forcuar përpjekjet për konsolidimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit”- theksoi Berisha, ndërsa u shpreh se e kishte informuar sekretaren amerikane për atë që është arritur dhe për hapa të tjerë të rëndësishëm.

Për reformën në drejtësi –tha shefi i qeverisë Klinton kërkoi heqjen e imunitetin pasi ky është interesi i qytetarëve shqiptarë.
Ndërkohë ai theksoi edhe njëherë qëndrimine tij dhe të qeverisë që drejton në vendosmërinë dhe vullnetin për të luftuar korrupsionin, duke përmednur edhe nismën e Obamës për qeverisje me partneritet të hapur, Berisha tha se: “ne jemi ndër qeveritë që publikojmë të gjitha shpenzimet e shtetit.

“Unë nuk them se s’ka korrupsion, por ka vullnet të hekurt për ta luftuar korrupsionin”-tha ai, teksa nënvizoi ndihmën që Shtetet e Bashkuara do të japin në këtë drejtim.

Berisha më tej shtoi se gjatë qeverisjes së tij janë ndëshkuar më shumë se në çdo vend tjetër zyrtarët për korrupsion dhe kjo është praktikë e mirë, por theksoi se duhet të synohet barazia para ligjit, duke nënkuptuar këtu heqjen e imunitetit.
“Në këtë vend nuk ka imunitet për korrupsionin dhe këtë duhet ta instalojmë në Shqipëri”-u shpreh Berisha.
Ndërkaq i pyetur për sistemin elektoral, kryeministri shqiptar e cilësoi sistemin rajonal më të mirin.
Gjithashtu kryeministri u pyet edhe për linjën e interkonjeksionit Tiranë-Prishtinë, për të cilën ai tha se është i ndryshëm nga ai i ndërtimit të parlamentit, duke e cilësuar KFV bankë të mrekullueshme, që ka finacuar dhjetëra projekte të shkëlqyera në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›