Java e ardhshme do te mbizoterohet nga mot i kthjellet
Moti i kthjellët do të mbizotërojë në vendin tonë edhe në ditët në vijim. Temperaturat do të vazhdojnë të mbeten të larta duke kulmuar ditën e dielë, ku sipas shërbimit “Meteoalb”, ato do të arrijnë deri në vlerën e 30 gradëve në zona të veçanta të vendit dhe për shkak të lagështirës së lartë në ajër nxehtësia do të ndjehet edhe më tepër.
Edhe java e ardhshme pritet të vijë me mot përgjithësisht të qendrueshëm.
Ku megjithesë kthjellimet sipas shërbimit “Meteoalb” do të jenë dominuese deri me gjashtë maj në juglindje të vendit parashikohen edhe rrebeshe të shkurtëra shiu.
20 ditët e para të muajit janë dominuar nga temperatura tipike për prillin, ndërsa në ditët e fundit termometri ka shënuar 5 deri në 6 gradë me të larta se normalja, kryesisht në juglindje të vendit.