çavushollu: Situata në Kosovë, jo shumë premtuese
Por sipas tij, ka edhe shumë çështje të tjera që duhen zgjidhur, si ato që kanë të bëjnë e çështjen e të zhdukurve, personave të zhvendosur, etj. Duke vlerësuar situatën në Kosovë, çavushollu ka thënë për shtypin serb se ajo "nuk është shumë premtuese".
"Njerëzit janë të varfër, por bëhet fjalë edhe për çështjen e refugjatëve, të të zhdukurve, aktiviteteve ilegale, siç është trafikimi me njerëz dhe me organe... Prandaj, rezoluta jonë rekomandon dialog midis Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe politikanëve të Kosovës, natyrisht duke respektuar Serbinë", është shprehur çavushollu për gazetën "Veçernje Novosti".
Në vërejtjen nëse kjo është mënyra që përmes një dere të vogël të sillen parlamentarët e Kosovës në Këshillin e Evropës,
"çështja e Kosovës me të vërtetë është delikate, por ne po ndjekim situatën. Kështu, këtu në tetor, do të zhvillohet debati edhe për një raport, për trafikimin me organe njerëzore", bëri të ditur çavushollu.
Ai i është përgjigjur negativisht pyetjes nëse ka marrë ndonjë kërkesë për anëtarësim në KE nga ana e Prishtinës.