E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregullore e Ministrise se Bujqesise Mbi gjuetine



Nr. 4, date 30.5.1969

Ministria e Bujqesise, ne mbeshtetje te nenit 1 te dekretit nr. 4441, date 16 korrik 1968 "Mbi gjuetine", nxjerr kete rregullore:

1. Kafshet dhe shpendet e egra jane prone shteterore dhe gjuetia e tyre ushtrohet nen kontrollin e organeve perkatese te shtetit, ne baze te dispozitave te kesaj rregulloreje.

2. Kafshet dhe shpendet e egra, ne kuptimin e vend qendreses se tyre, ndahen ne dy kategori: shtegtuese dhe jo shtegtuese. Shtegtuese jane, shpendet qe shtegtojne gjate stineve te caktuara jashte kufijve shteterore te Republikes Popullore te Shqiperise; jo shtegtuese jane te gjitha ato kafshe dhe shpende te egra qe nuk shtegtojne, por jetojne gjithe kohen brenda territorit te Republikes Popullore te Shqiperise.

3. Ne territorin e Shqiperise, gjuetia e kafsheve dhe shpendeve te egra behet vetem me autorizim te organeve te pyjeve te cdo rrethi te marre vecas. Autorizimi eshte i vlefshem vetem ne juridiksionin e ndermarrjes qe e ka leshuar......

6. Ne rezervatet e gjuetise ndalohet qarkullimi i lire i qenve dhe i zagareve te gjuetise. Zagaret mund te perdoren gjate ushtrimit te gjuetise me autorizim te organeve pyjore vetem ne parcelat e caktuara per kete qellim.

II. Lista e kafsheve dhe e shpendeve te egra, vrasja ose kapja me cfaredo menyre e te cilave ndalohet krejtesisht gjate gjithe vitit:

1.Dhija dhe sqapi i eger

2.Kaprolli

3.Ariu

4.Riqebulli ose lulqerbulli

5.Macja e eger

6.Nusja e lales

7.Goka e ujrave tona

8.Gjeli dhe pula e eger

9.Thelleza e fushes

10.Orli

11.Shqiponja

12.Sokolat e dobishem

13.Capka sqep luge

14.Qyqja

15.Qukapiket e gjithe llojeve

16.Lejleku

17.Kumrija

18.Cirloi

19.Garkulli i kuq

20.Pelikani

21.Capka e bardhe

22.Te gjithe llojet e kukuvajkave dhe te bufeve, me perjashtim te hutimit te vogel me veshe dhe hutimit me veshe


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›