E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje lule per nenat qe shetiten me 8 Mars

Fatjona Mejdini

Njesia bashkiake numer 10, ne kryeqytet e drejtuar nga Gerti Bogdani per te dytin vit radhazi me rastin e 8 Marsit, organizoi aktivitetin "Nje Lule per Nje Nene", per nder te te gjitha nenave dhe grate. Ne kuader te aktiviteti vullnetaret e njesise bashkiake nr.10 te drejtuar nga Bogdani, ne hyrjen e parkut Rinia shperndane mbi 1000 lule mimoza, per grate dhe nenat qe kalonin ne kete park. Gjate prononcimit te tij per mediat, Bogdani deklaroi se qellimi i ketij aktiviteti ishte qe ne kete dite te shenuar, t'iu jepej lumturi dhe nje vemendje me e madhe, nenave dhe grave ne te gjithe vendin.

"Kjo eshte nje dite shume e vecante per te gjitha grate dhe nenat. Ato jane pjese shume e rendesishme e jetes sone dhe meritojne gezim dhe lumturi, ne diten e tyre. Njesia numer 10, ka menduar t'i uroje festen me nga nje lule", deklaroi Bogdani per mediat e pranishme ne kete aktivitet, te zhvilluar me te rinj vullnetare te cilet shperndane lule gjate gjithe paradites se djeshme. Sipas kryetarit te njesise bashkiake numer 10, ky gjest eshte minimumi per nenat ne vend, ku pjesa me e madhe e tyre kane bere sakrifica per femijet e tyre.

"Kjo eshte gjeja me e vogel qe mund te bejme per nenat tona, sidomos per ato qe kane vetem djem, si nena ime, te cilat lodhen dhe me shume se nuk i ndihmojme sa duhet. E meritojne qe kete dite te vitit, vetem te festojne dhe te gezoje", theksoi Bogdani, duke sjelle nje shembull personal nga detyrimet e nje femije ndaj nenes. Sipas Gerti Bogdanit, ky aktivitet do te organizohet ne menyre te pervitshme, ne nderim te nenave dhe grave ne te gjithe vendin. Po keshtu Bogdani, theksoi faktin se vit pas viti do te gjenden menyra origjinale per festimin e kesaj dite, per ta kthyer ate ne nje tradite te vertete ne kryeqytet. Kete vit lulet e perzgjedhura ishin mimozat, ne ndryshim nga viti i kaluar kur qindrave nenave dhe grave ne kete njesi bashkiake iu shperndane karafila te bardhe. Ne menyre te vazhdueshme me raste festash, njesia bashkiake numer 10 ne kryeqytet ka organizuar ceremoni te vecante dhe simbolike.

Atmosfera

Me dhjetera te rinj vullnetare te njesise numer 10 ne Tirane, surprizuan dhe gezuan kalimtaret femra prane parkut Rinia, duke iu dhuruar nga nje lule mimoze me rastin e 8 Marsit. Djemte e veshur me bluza blu dhe vajzat me bluza te bardha, shperndane me shume se 1000 mije mimoza.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›