Aksidentet ne superstrade, vdes nje grua, dy te plagosur
Dy aksidente brenda 30 minutash, kane shkaktuar nje te vdekur dhe dy te plagosur rende. Keto aksidente kane ndodhur ne superstrade oret e vona te mbremjes se shtune. Ngjarja e pare u shenua ne superstraden Fushe Milot-Lezhe, ne drejtim te Rriles, kur automjeti tip "Benz", me targa LE 7683 A, me drejtues Demush Djala, goditi kembesorin Preng Lleshi, lindur ne Rrile dhe banues ne Kamze, i cili ne ato momente dyshohet se ka qene i dehur dhe i ka zene rrugen mjetit. Policia tha se per pasoje, 50-vjecari eshte marre dhe derguar ne gjendje te rende per jeten, ne spitalin e Lezhes. Pak minuta me pas ndodhi dhe aksidenti tjeter, me tragjik se i pari, pasi ka marre jeten e nje personi dhe plagosur rende nje tjeter. Ngjarja sipas policise, eshte shenuar ne afersi te fshatit Mape, ne segmentin e superstrades Lezhe-Shkoder. Teksa automjeti tip "Benz", me targa SH 2633 E, i drejtuar nga Gentian Bapani, goditi nje motociklete nga pas, duke shkaktuar vdekjen klinike te 45 vjecares Marte Preni, nga Shkodra dhe plagosur rende Edmond Gjini, 29 vjec. I plagosuri eshte derguar ne spital, ndersa drejtuesi i automjetit u ndalua nga policia, per shkelje te rregullave te qarkullimit.
A. Ndoja
A. Ndoja