E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

LSI: Bllokimi i shërbimeve on-line nga qeveria, veprim i qëllimtë për afera korruptive

LSI ka një këndvështrim ndryshe për sulmin masive kibernetik ndaj Shqipërisë, gjë që detyroi qeverinë shqiptare të bllokoj përkohësisht të gjitha shërbimet on-line. Sipas nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili, “bllokimi është i qëllimtë”. Sipas Vasilit, qeveria, “në mënyrë të trashë, po kërkon të legjitimojë miliona euro tendera për gjoja mirëmbajtjen e AKSH”.

Vasili pretendon se kjo ngjan si dy pika uji edhe me gjoja emergjencën e plehrave që shpalli qeveria, për të justifikuar hajdutllëkun me inceneratorët.

“Por më kryesorja është se ne kemi parë që marrin “flake” hipotekat dhe prokuroritë atje ku ka dokumente “përvëluese” për qeverinë. Mbyllja e shërbimeve publike on- line ngjan si “dy pika uji” me zjarret ne hipoteka, sepse edhe ne këtë rast qeveria, që është në “hall të madh” për shkak të dokumenteve asgjësuese që po publikohen përditë, kërkon të çlirohet me çdo mjet prej këtyre dokumenteve”, shkruan Vasili, duke shtuar se “shejtani tashmë ka dalë nga shishja”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›