LSI: Palët të bashkëpunojnë integrimin në BE
Lëvizja Socialiste për Integrim ka ripërsëritur apelin për bashkëpunim mes forcave politike në përmbushje të axhendës evropiane.
Në një deklaratë për mediat, Sekretari për marrëdhëniet me publikun Ardit Çela garantoi se LSI-ja si forcë politike do të vijojë punën e saj për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për mirëqenien e çdo shqiptari, për avancim të reformave duke vënë para çdo gjejë interesin e qytetarëve dhe kombit.
“LSI kërkon nga politika ngritjen e nivelit të përgjegjshmërisë dhe orientimin nga dialogu dhe bashkëpunimi. Retorika politike të materializohet me veprime konkrete për të arritur standardet për statusin e vendit kandidat” theksoi Çela.
Sipas tij, situata financiare në rajon, në eurozonë, e detyron politikën të jetë e përgjegjshme dhe të kuptojë se bllokimi i reformave ndikon negativisht në ekonominë e vendit.