LSI: Do bllokojmë kompromiset PS-PD
• Lëvizja Socialiste për Integrim do të bllokojë çdo iniciativë të PS e PD, për reformë zgjedhore të njëanshme.
Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Petrit Vasili, deklaroi se kjo forcë politike do të aktivizojë njerëzit e saj, që nga salla e Parlamentit e deri në çdo bashki e komunë për të kundërshtuar ato që ai i quajti “çerek reformat” e dy partive të mëdha. “LSI shpreh keqardhjen e thellë që PS është bërë mbështetëse e hapur e kompromiseve antikushtetuese dhe jashtë institucioneve me Berishën, duke ripërsëritur proceset bipartizane që kanë shkatërruar zgjedhjet dhe imazhin e Shqipërisë dhe që vonuan kaq shumë edhe marrjen e ftesës në NATO. Paralajmërojmë publikisht ideatorët e zgjedhjeve të majit të 1996, si dhe ata që ideuan e zbatuan dhe përfituan nga Dushku i madh dhe i vogël, përgjegjësitë e prishjes së procesit zgjedhor, do të jenë edhe shumë të rënda për arsye të sajimit të një reforme zgjedhore okulte bipartizane dhe jashtë institucioneve aq më shumë sot që Shqipëria është ftuar të bëhet pjesë e NATO-s. Lidershipet e PD dhe PS duhet ta harrojnë se mund t’u hedhin hi syve shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë me çerek-reformat bipartizane thellësisht të dështuara e pa përmbajtje që ata po ndërmarrin”, tha Vasili.