Reforma, nis prekja e Kushtetutës
• Kuvendi nis shqy-rtimin e amendamenteve të PS-së për ndryshimet në Kushtetutë.
Komisioni parlamentar i Ligjeve ka ndërmarrë dje në shqyrtim nismën e socialistëve për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke dhënë sinjalin e parë të bashkëpunimit PD-PS, pas Samitit të NATO-s të mbajtur në Bukuresht. Paraqitja e nismës në komision u kontestua nga ana e deputetëve të PR-së dhe të LSI-së, Arjan Madhi dhe Spartak Braho. Ata kundërshtuan hapur që komisioni të niste pikërisht këtë të hënë diskutimin mbi paketën e ndryshimeve kushtetuese, me argumentin se po shkeleshin procedurat parlamentare. Por një gjë e tillë nuk u pranua nga ana e deputetëve të maxhorancës, të cilët theksuan se, nisma ka kohë që është përfshirë në kalendarin e punimeve dhe, se duhet të realizohet sipas asaj që ka vendosur konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare. Por kjo gjë është kontestuar fuqishëm nga ana e deputetëve të partive të vogla. Braho kërkoi zbatimin e nenit 27 të Rregullores. Sipas tij, pika 5 e Rregullores parashikon “se kalendari i punimeve të Kuvendit përmban në mënyrë të detajuar kohën, kur Kuvendi zhvillon punimet në seancë plenare dhe në komisione. Kalendari publikohet dhe u shpërndahet deputetëve, si dhe u vihet në dispozicion përfaqësuesve të medias. Në çdo rast, rendi i ditës duhet të jetë bërë publik, të paktën 2 ditë përpara datës së caktuar për mbledhjen e komisionit ose seancës plenare”, dhe kjo nuk është zbatuar. Ndërsa deputetët demokratë dhe socialistë insistonin që komisioni të niste punën, është dashur ndërhyrja e deputetit Bashkim Fino, për të sheshuar polemikat ndërmjet palëve. “Propozoj që pas nenit 27 të Rregullores, t’i lemë kohë anëtarëve të komisionit të shqyrtojnë nismën dhe ta diskutojmë pasnesër, ditën e mërkurë, duke i lënë kohë dhe relatorëve të vendosin”, deklaroi Fino. Pas kësaj ndërhyrjeje është rënë dakord, që të shtyhet miratimi i këtyre ndryshimeve kushtetuese. Ndërsa janë përcaktuar që relatorët të jenë Fatmir Xhafaj, nga PS dhe Arenza Trashani, nga PD-ja.
Firmat dhe argumentet
Nisma e PS-së është firmosur prej 33 deputetëve të grupit parlamentar, nga 36 që janë gjithsej. Kjo nismë nuk është firmosur nga Fatos Nano, Elmaz Sherifi dhe Luan Memushi. Ndërsa ndër firmëtarët e PS-së janë dhe ata deputetë që njihen si mbështetës të ish-kryesocialistit Fatos Nano. Në relacionin e paraqitur socialistët theksojnë se “ky sistem është zbatuar dy herë që prej vitit 1998, kohë kur u miratua Kushtetuta. Në të dyja sistemet ka rezultuar me mangësi të theksuar apo dhe i zbatuar keq nga institucionet përgjegjëse”. Ndryshimet e paraqitura sipas socialistëve konsistojnë se në “një sistem përfaqësimi politik real në vendimmarrjen e pushtetit legjislativ, në dhënien fund të trafikimit apo deformimit të votës, në çdo formë që ajo shfaqet”. Gjithashtu socialistët shprehen se ky ndryshim i sistemit do të sjellë dhe shtensionimin e proceseve zgjedhore dhe fenomeneve të jashtëligjshme, si dhe thjeshtimin e procesit të votimit, ndarjes së mandateve ndërmjet fituesve dhe nxjerrje sa më të shpejtë të rezultateve zgjedhore. Ndërsa një nga argumentimet e tjerë është se, ky sistem i ri garanton stabilitetin qeverisës, si dhe përfaqësim më të drejtë të grave dhe grupeve të margjilizuara në legjislativ.
Dy nenet
Socialistët kërkojnë ndryshimin e dy neneve të Kushtetutës, 64 dhe 68. Me propozimin për prekjen e nenit 64 i jepet fund sistemit të përzier zgjedhor, duke e lënë proporcional të pastër. Gjithashtu rrëzohet dhe pragu elektoral i përdorur që nga viti 1998 e këtej, prej 2.5 për qind. Ndërsa me këtë ndryshim bie ndarja elektorale e parashikuar në ligjin themeltar të shtetit prej 100 zonash. Në propozimet e reja nuk jepet një flitet për rritje pragu, pasi jepet de fakto që proporcionali për zgjedhjet e ardhshme do të jetë rajonal. “Caktimi i zonave zgjedhore shume-mërore bazohet në ndarjen administrative të Republikës së Shqipërisë. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet”, thuhet në amendimin e pikave 2 dhe 3 të nenit 64. Nuk është përcaktuar ende si do të realizohet kjo ndarje, nëse do të ketë ndarje e re territoriale, apo të 140 vendet e Kuvendit do të bëhet mbi bazën e 12 qarqeve që ekzistojnë në Shqipëri. Ndërsa neni 68 prek vetëm çështje teknike, që në të ardhmen do të realizohen me ndryshimet e pritshme në Kodin Zgjedhor.