Dhuna në Kukës, policia futi në kurth gjyqtarët
• “Stadiumi është pronë e bashkisë dhe kjo hapësirë është nën juridiksionin tonë”.
Jetmir Halilaj
Me këtë fjali policët e bashkisë së Kukësit kanë mundur të zmbrapsin forcat e policisë së shtetit dhe më pas kanë hyrë në dhomat e zhveshjes së gjyqtarëve dhe i kanë rrahur këta të fundit me ç’të mundnin. Ngjarja ka ndodhur në Kukës ku disa punonjës së policisë bashkiake kanë ushtruar dhunë ndaj gjyqtarëve të ndeshjes Përparimi-Tërbuni 0-1. Gjithçka ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes, ku sikur të mos mjaftonte tensioni i madh në shkallët e stadiumit gjatë takimit, në fund të tij policat e bashkisë së Kukësit kanë hyrë në ambientet e brendshme të stadiumit dhe kanë rrahur gjyqtarët. Gjatë gjithë takimit tifozët e skuadrës vendase kanë ofenduar në kor treshen e gjyqtarëve nga Laçi, A.Lleshi, A.Molla dhe Sh.Doda. Tensioni arriti kulmin kur skuadra mike e Tërbunit shënoi golin e avantazhit në minutën e 60-të. Pas këtij momenti lojtari i Përparimit, Beluli goditi me grusht kundërshtarin dhe arbitrin kryesor, Alfred Lleshi ka ndëshkuar me karton të kuq lojtarin. Menjëherë pas kësaj në fushë vërshuan gurë dhe sende të forta dhe gjyqtarët u detyruan të ndërpresin ndeshjen për disa minuta. Më pas takimi ka rifilluar dhe pas përfundimit 0-1 në favor të Tërbunit, tifozët kanë filluar të hedhin sërish gurë dhe sende të forta në fushën e lojës, duke i detyruar gjyqtarët që të qëndronin për 25 minuta në fushën e lojës, pasi ishte e pamundur që ata të futeshin në dhomat e zhveshjes. Pasi janë futur ata janë goditur nga forca të policisë së bashkisë së Kuksit. Sipas raportit që gjyqtarët e ndeshjes kanë paraqitur dhe në Federatë, por edhe sipas raportit të delegatit të ndeshjes mësohet se në dhomat e zhveshjes ka hyrë kryetari i Bashkisë së Kuksit, Hasan Halili i cili i ka kërcënuar gjyqtarët dhe u ka thënë se nëse nuk fitonte Përparimi, atëherë do t’ua prisnin kokat dhe do t’ua hidhnin në liqen.