Arratisja, prangoset zyrtari i dhjetë
• Shkon në 10 numri i punonjësve të burgut të Burrelit, të arrestuar pas arratisjes së 2 të dënuarve përjetë.
BURREL/ ENVER DOÇI
Numrit të lartë të zyrtarëve, të cilët janë izoluar në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë, iu bashkua mbrëmjen e djeshme shefi i instruktimit të burgut, Rasim Hoxha. Pas marrjes në pyetje nga ana e grupit hetimor, i ngritur pas arratisë 30 minutëshe të Fran Marashit dhe Preng Lleshit, edhe Hoxhës i është komunikuar vendimi i arrestit për shpërdorim detyre.
Ai i është bashkuar shefave të tij, mes të cilëve dhe drejtori i burgut, Eduart Brahilika, të arrestuar prej mëngjesit të së dielës. Akuza e ngritur nga ana e Prokurorisë ndaj tyre është ajo e “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa hetimet vazhdojnë për të verifikuar, nëse 10 zyrtarët kanë favorizuar me dashje arratisjen e të dënuarve. Mësohet se Hoxha kishte pak ditë i kthyer në punë, pasi ishte pezulluar për 6 muaj, pas incidentit të ndodhur mes punonjësve të administratës, në oborrin e burgut të Burrelit.
Gjatë ditës së djeshme, grupi hetimor ka vijuar punën për grumbullimin e fakteve dhe provave rreth ngjarjes së pazakontë. Mësohet se ata kanë përgatitur të tjerë urdhër-arreste për personat përgjegjës, që çuan në arratisjen e bujshme. Ish-drejtues e zyrtarë aktualë të burgut të sigurisë së lartë Burrel mund të bashkohen në dhomat e paraburgimit me Eduart Brahilika, drejtor i burgut, Luan Hysa përgjegjës i regjimit të brendshëm, Kadri Domi përgjegjës i regjimit të jashtëm, Ardian Ruka, Fatmir Domi, Fiqiri Ceni, Edvin Heta punonjës të sigurisë së brendshme, Thanas Rumnici shef i policisë, Kujtim Heta, oficer roje. Katër nga 9 të arrestuarit kanë siguruar avokatë, ndërkohë që drejtori Brahilika dhe vartësit e tij ende nuk ia kanë besuar mbrojtjen ndonjë avokati. Luan Hysa, Fatmir Domi, Fiqiri Ceni e Edvin Heta do të mbrohen gjatë këtij proçesi nga avokatja Suzana Pasha (Hoti). Ajo tha për mediat se kishte kontaktuar në dhomat e paraburgimit me klientët e saj dhe ishte siguruar nga ata se nuk kishin shkelur ligjin e rregulloret e shërbimit të brendshëm e të jashtëm të burgjeve. Mësohet gjithashtu se Luan Hysa, me detyrë shef i regjimit të brendshëm ka dorëzuar tek avokatja e tij një kopje të procesverbalit të mbajtur, kur hekurat e qelisë së Lleshit dhe Marashit ishin prerë gjatë tentativës së tyre të parë për t’u arratisur, pak ditë para realizimit të saj. Në dokumentet që avokatja Pasha disponon thuhet se, ky informacion i është vënë në dispozicion drejtorit të burgut, por ai në vend të informimit të Prokurorisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ka urdhëruar saldimin e këtyre telave, të cilët ende nuk thuhet me saktësi me ç’mjet janë prerë, sharra hekuri apo fije diamanti. Pikërisht ky fakt ka bërë që mbi drejtorin e emëruar 4 javë më parë të vihen prangat. Burime informacioni pranë Prokurorisë sqarojnë se, ish-drejtori ka dhënë sqarimet e kërkuara para grupit hetimor dhe më tej është lënë i lirë. Ditën e sotme pritet që të arrestuarit të paraqiten në sallën e gjyqit të Burrelit për t’u njohur me masën e sigurisë, kundrejt akuzës së ngritur për ta. Po sot, do të dalin para trupit gjykues dhe dy të dënuarit, Fran Marashi dhe Preng Lleshi, ndaj të cilëve do të nisë hetimi për arratisje nga qelia, ndonëse për ta është vendosur burg i përjetshëm.
Një makinë priste të dënuarit
Një tjetër fakt është zbuluar gjatë hetimeve të kryera për arratisjen e së shtunës, nga qelitë e burgut të sigurisë së lartë në Burrel. Sipas hetimeve ka rezultuar se nëse Lleshi e Marashi do të kishin arritur të kapërcenin lumin e Matit, në fshatin Zenisht, ata i priste një mjet me targa të Mirditës. Ky mjet është pikasur nga banorët e zonës dhe policia, por ai ka lëvizur me shpejtësi në drejtim të fshatit Bruç, sapo drejtuesi i mjetit ka dalluar forcat e mjetet e policisë, që ndiqnin këmba-këmbës dy të arratisurit. Dy të dënuarit përjetë, njëri për vrasjen e policëve në Urën Vajgurore, në vitin 1997 dhe tjetri për krime në zonën e Lezhës, u strehuan pas arratisjes nga burgu në një shpellë, pranë lumit. Pas arrestimit nga forcat e policisë së Burrelit, atyre iu gjetën me vete 2 aparate celularë dhe 1 bllok, ku ishin të shënuar disa numra telefoni. Vetëm veprimet e shpejta të policisë kanë bërë që ata të ndaloheshin para se të mund të hipnin në mjetin që i priste. Nëse do të ndodhte kjo mendohet se, ata ende do të ishin të lirë, duke e bërë më të madh skandalin e ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Burrel.