E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria ul çmimin e kartave të identitetit

Qeveria Berisha ka pranuar pjesërisht propozimet e bëra nga Partia Socialiste, për të dhënë falas kartat e identitetit për një kategori të caktuar, dhe uljen e çmimit për disa kategori të tjera. Gjatë një konference për shtyp Ministri i Brendshëm Bujar Nishani është shperhur se kartat e identitetit do të jenë falas për para dhe tetraplegjikët dhe për të verbërit. Ndërsa për të gjithë të moshuarit të cilët kanë pension minimal çmimi i kartave do të jetë 300 lekë, ndërsa për studentet, personat që përfitojne ndihmë ekonomike dhe për ata që deri me datën 28 qeshor mbushin 18 vjeç, dhe votojnë për herë të parë çmimi i kartave do të jetë 200 lekë. Gjatë deklartates së tij ministri Nishani nënvizoi edhe faktin se personat që kanë një pasaporte nga data 1 prill e deri me 1 maj nuk do tu lejohet të aplikojnë për kartë, pasi do tu jepet përparësi personave të cilët nuk kanë pasaportë. Sipas ministrit Nishani çmimi i kuponave do te jete i njëjtë për të gjithë, por për kategoritë e sipër përmendura do të përdoret me subvencjonim. E gjithë kjo bëhet për të lehtësuar procesin e paisjes me karta elektronike, u shpreh Nishani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›