E Diel, 1 Nëntor 2026

Media kosovare: Berisha në prill në Kosovë

Gjatë qëndrimit në Kosovë Kryeministri Berisha do të ketë takime me liderët e lartë të shtetit, presidentin Fatmir Sejdiun, kryeministrin Hashim Thaçi si dhe me përfaqësuesit e EULEX-it dhe zyrtarët e ICO-s. 

PRISHTINE- Mediat kosovare bëjnë të ditur se kryeministri Sali Bersiha mund të vizitojë Prishtinën në fund të muajit prill. Radio televizioni i Kosovës i cili i është referuar burimeve nga kryeqyteti shqiptar, Tiranë, bën të ditur se gjatë qëndrimit në Kosovë Kryeministri Berisha do të ketë takime me liderët e lartë të shtetit, presidentin Fatmir Sejdiun, kryeministrin Hashim Thaçi si dhe me përfaqësuesit e EULEX-it dhe zyrtarët e ICO-s. Gjatë kësaj vizite kryeministrat e dy vendeve të Shqipërisë e Kosovës do të nënshkruajnë dy marrëveshje ndërshtetërore.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›