E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Forumet mbështetën aleancën me PD-në

Anëtari i kryesisë së LSI´-së Dritan Ylli, akuzoi Pëllumb Xhufin dhe mbështetësit e tij se po synojnë të heqin vëmendjen nga kongresi i PS-së dhe nga humbja e Ramës. 

TIRANE- Pak pas konferencës për shtyp të “kundërshtarëve” të Ilir Metës, mbërrin dhe reagimi zyrtar nga kjo parti. Në një prononcim për shtyp nga selia e LSI-së, anëtari i kryesisë së kësaj partie Dritan Ylli akuzoi Pëllumb Xhufin dhe mbështetësit e tij se po synojnë të heqin vëmendjen nga kongresi i PS-së dhe nga humbja e Ramës.

“Vrulli i kësaj konference për shtyp është i qartë për ne ashtu si dhe përmbajtja verore e saj. Qëndrimi më i fundit, që mbajnë deklaruesit, ose e thënë më thjeshtë përfituesit më të mëdhenj të LSI-së është vetëm krijimi i një fokusi artifixcal për të shmangur vëmendjen nga kongresi i PS-së, që do vetëm pak ditë, dhe nga humbja e rëndë e Ramës, pas betejës mafioze manipulative dhe korruptive ndaj LSI-së”- tha Dritan Ylli.

Më tej ai shtoi se të gjitha vendimet për bashkëpunimin me Partinë Demokratike për formimin e kabinetit qeveritar ishte marrë në bazë të vendimeve unanime të forumeve ku deklaruesit, (Xhufi, Legisi, Klosi, Brokaj, dhe Muci nuk kishin marrë pjesë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›