LSI: Gjysmë KQZ me 2 standarde. Kush cënon procesin, përgjegjësi ligjore
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama bëri publik qëndrimi e Lëvizjes Socialiste për Integrim, se kushdo që cenon rezultatin zgjedhor të 23 qershorit ku e majtë fitoi bindshëm do të përballet me ligjin.
Në konferencë për shtyp, teksa KQZ vijonte paralelisht rinumërimim e votave për qarku ne Lezhës, Luana ram akuzoi institucionin kryesor të administrimit të votave pasi sipas tij po funksionon me dy standarde. Duke sjellë në vëmendje ankimimin e LSI për qarku ne Kukësit, Luan Rama tha se KQz e hodhi poshtë kërkesën e LSI tani ajo hapi kutitë e Lezhës.
"Kemi rastin e qëndrimit ndaj kërkesës legjitime dhe të argumentuar të LSI-së për rinumërim të votave për 15 kuti apo në 15 qëndra votimi në qarkun e Kukëst, e cila nuk u pranua, ndërsa për rastin në Qarkun e Lezhës aplikon një standard të ndryshëm, edhe pse nuk e kërkoi njeri rinumërimin e votave në të gjitha KZAZ-të e kësaj zone zgjedhore, sikurse veproi edhe me qarkun e Shkodrës", tha Luan Rama.
Sipas tij, kjo sjellje e kësaj gjysmë KQZ-je, është reflektim i nervozizmit dhe shenjë e dëshpërimit për humbjen dhe rezultatin katastrofik që qytetarët i dhanë PD-së dhe koalicionit të saj.
"Jo vetëm kjo gjysmë KQZ, por askush nuk do të mund të kompromentojë dhe të tjetërsojë rezultatin zgjedhjeve të 23 qershorit, që është jo vetëm i qartë dhe i pastërt, por është bindës për vullnetin politik dhe qytetar të maxhorancës së shqiptarëve, që votuan që të jetë maxhorancë "Koalicioni për Shqipërinë Europiane", tha Luan Rama.
Ai nënvizoi se "qëndrimi i LSI-së është i qartë dhe i prerë që, cilido individ apo trupë zgjedhore, në të gjitha nivelet e hiearkisë zgjedhjore, referuar Kodit Zgjedhor që ka cënuar, deformuar apo kontaminuar procesin zgjedhor, duhet dhe do të përgjigjet ligjërisht".
(e.m/BalkanWeb)