Muho: Shqetësim përmbajtja e kutive, Kosovrasti: Procedim krerëve vendorë
TIRANË- Palët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve paraqesin qëndrime të ndryshme sa i takojnë rinumërimit të Qarkut të Lezhës.
Në një prononcim për gazetarin Arbër Hitaj, përfaqësuesi ligjor i LSI, Ilirian Muho shprehu shqetësimin për përmbajtjen e kutive të votimit, pasi sipas tij distanca kohore e vendqëndrimit në Lundër pas zgjedhjeve të 23 qershorit është e madhe.
“Në procesin e rinumërimit nuk e kontestojmë. Dhe ne kemi animuar procesin në qarkun e Kukësit, KQZ vlerësoi se kërkesa jonë është e padrejtë dhe ne i jemi drejtuar kolegjit. Për Lezhën na rezulton se gjithcka ka shkuar në përputhje me ligjin të paktën deri tani gjithçka përputhet me 23 qershorit. Ne kemi pasur kundërshtim për faktin e integritetin e kutive të votimit pasi ka kaluar një kohë e gjatë që kutitë kanë qëndruar në Lundër dhe shpeshim shqetësimin tonë nëse ato do kenë të njëjtën përmbajtje me 23 qershorit”, u shpreh Muho duke u shprehur i bindur se edhe pse votat po rinumërohet nuk do kete ndryshim mandati.
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Nazi Kosovrasti paralajmëroi se KQZ do të marrë masat për komisionerët të cilët kanë cenuar procesin, teksa bëri publike faktin se drejtuesit e organeve të qeverisjes vendore kanë ndërhyrë në proces duke e zvarritur.
Përfaqësuesi ligjor Nazi Kosovrasti paralajmëroi se KQZ do të marrë masat për komisionerët të cilët kanë cenuar procesin, teksa bëri publike faktin se drejtuesit e organeve të qeverisjes vendore kanë ndërhyrë në proces duke e zvarritur.
“Nuk është herë e parë që ndodh kështu me KQZ. Unë di të them se nuk janë partitë politike që bëjnë denoncimin në prokurori, është detyrim ligjor i tyre. Unë e kam ngritur zërin për një gjë të tillë, përgjegjës nuk janë vetëm komisionarët, por dhe drejtuesit e organeve të qeverisjes vendorë, dhe kemi parë se problematikat me listat zgjedhore ishte nga mos korrektësia e punës ë tyre,. KQZ do seleksionojë rastet e që drejtues të organeve të pushtet vendo, por dhe komisionerë që nuk kanë cenuar procesin do japin përgjigjie para drejtësisë” paralajmëroi Kosovrasti.
Kosovrasti u shpreh i sigurtë se kutitë e votimit nuk janë prekur, ndërkohë që duke iu përgjigjur akuzave të LSI, e cila sot nëpërmjet Luan Ramës akuzoi KQZ se po funksionon me dy standarde, ai tha se LSI nuk pati dokumentacioni e duhur që të vërtetonte parregullsitë në Kukës.
(e.m/BalkanWeb)