E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunon gruan shtatzënë, tenton t'i vërë flakën banesës me djalin 15 muajsh brenda

DURRËS- Parandalohet në kohë një krim i rëndë brenda familjes, në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme rreth orës 12:00 në banesë e familjes Hoxha në lagjen numër 9 të Durrësit.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raportoi se Asllan Hoxha, 37-vjeç pasi dhunoi bashkëshorten shtatzënë në mënyrë barbare, ka spërkatur me benzinë  banesën në katin e katërt, me qëllim djegien. 

Akti i dhunës është zhvilluar dhe në prani të fëmijës 15 muajsh të çiftit Asllani, ndërkohë, që ka qenë gruaja shtatzënë që ka lajmëruar policinë në numrin 129.

Policia ka mundur të arrestojë menjëherë në flagrancë bashkëshortin dhunës, teksa ai tentonte të digjte gruan shtatzënë bashkë me fëmijën e tij.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja  e rëndë të ketë pasur motiv xhelozinë. Ndërkohë, mësohet se gruaja shtatzënë ka denoncuar disa herë në polici dhunën e bashkëshortit e cila sot mund të rezultonte fatale.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›