LSI, Hazhinasto: “Në mesin e 2010-s hiqen vizat për Shqipërinë”
Pas protestës së eurosocialistëve, FRESSH, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në kundërpërgjigje të protestës, zëvendëskryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto, premtoi liberalizimin e vizave në mesin e 2010-s, duke shtuar se socialistet duhet të hyjnë në Kuvend për t’i shërbyer vendit. "Viti 2009 shënoi një hap të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, paraqitjen e kërkesës për statusin e vendit Kandidat, marrjen e Pyetësorit dhe veçanërisht progresin në liberalizmin e plotë të vizave që do të konkretizohet në gjysmën e parë të vitit 2010”, - u shpreh Haxhinasto. Ai ftoi opozitën që të kontribuojë në këtë proces.
28 Dhjetor 2009