E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venger: “Më shumë para, më shumë presion”

Trajneri i Arsenal, Arsen Venger, beson se paratë që janë hedhur në futboll gjatë kohës së tij te Arsenal e kanë bërë lojën “më shumë dramatike dhe të tendosur”. Trajneri francez ka shpenzuar deri tani 13 vjet me “topçinjtë”, duke arritur suksese të frikshme dhe duke zhvilluar e shndërruar shumë lojtarë të rinj në superyje. Arsenali renditet në vendin e tretë në Premier Ligë gjatë këtij sezoni, një ndeshje më pak se sa Mançester Junatid i vendit të dytë, dhe një tjetër renditje në “top-katër”, duket më shumë se një mundësi. Në pritje të një përballje magjepse kundër Aston Villës së vendit të katërt, Venger tha: “Është një ndeshje ku në mund të fuqizojmë pozicionin tonë në kampionat, kështu që ne kemi arsye që të jemi plotësisht të fokusuar”. Venger shtoi: “Liga është bërë akoma më shumë profesionale, presioni akoma më i madh, financimet akoma më të mëdha, çka do të thotë se kualiteti i lojës është bërë akoma më i mirë. Të gjitha këto e kanë ndryshuar futbollit, në disa mënyra për më mirë dhe në disa të tjera paksa ehe në mënyrë negative. “Gjithkush është tani pak më shumë i tensionuar. Unë e përjetoja 13 vjet më parë humbjen më pak dramatike se tani, ka më shumë dramë dhe tension. Kjo është për shkak të parasë dhe Ligës së Kampioneve, që do të thotë se duhet të jesh në top-katër”.

PREMIER LIGA

26.12.2009
Birmingam - Çelsi
Burnley - Bolton
Fulham - Totenhem
Liverpul - Uolves
Man. City - Stoke
Sunderland - Everton
Uest Ham - Portsmouth
Uigan - Blackburn

27.12.2009
Arsenal - Aston Villa
Hull Siti - Man.Junaitid

26 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›