Berisha: Shqipëria e hapur për investimet nga Kina
08/07/2009 Takimi
Kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim të veçantë një delegacion të Asamblesë Popullore të Kinës, të kryesuar nga zoti Lu Zhonghe, nënkryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Popullore të Kinës. Gjatë takimit kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se Shqipëria është një vend i vogël, por me potenciale mjaft të mëdha në fusha të ndryshme dhe se qeveria shqiptare do të inkurajojë dhe do të mbështesë investimet e kompanive kineze në Shqipëri, në mënyrë që ato të jenë të suksesshme, veçanërisht në infrastrukturë, në porte në energjetikë, në shfrytëzimin e pasurive minerare etj. Lu Zhonghe e cilësoi këtë vizitë në Shqipëri si një kontribut shumë të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit bilateral. Zyrtari i lartë kinez tha se qeveria e vendit të tij do të inkurajojë kompanitë më të mëdha kineze që të investojnë në Shqipëri.