“Shqipëria zgjodhi vazhdimësinë e politikave të përgjegjshme”
08/07/2009 Grupi parlamentar i PPE-së
Kryetari i grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane në Parlamentin Europian, Joseph Daul, ka përshëndetur dje fitoren e Partisë Demokratike dhe koalicionit të djathtë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. “Shqipëria zgjodhi vazhdimësinë e politikave të përgjegjshme dhe një qeveri të aftë për transformimin e vendit për ta sjellë atë më afër Bashkimit Europian”, - ka deklaruar Joseph Daul. Ai tha se Sali Berisha mori një tjetër mandat katërvjeçar në një periudhë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, e cila ka bërë të qartë aspiratat e saj europiane. “Jam veçanërisht i kënaqur që këto politika u njohën si një aset i besueshëm në këtë këndvështrim”, - deklaroi Daul. “Shqipëria ka treguar maturi, duke eliminuar çdo dallim nga e kaluara në procesin zgjedhor dhe ka treguar angazhim në adaptimin e standardeve europiane dhe të integrimit europian të vendit”, - vijoi mposhtë Daul.