Bejtja: Vumë re parregullsi në Shkodër
08/07/2009 Socialistët kontestojnë rezultatin edhe atje ku kanë humbur thellë
Kandidati për deputet në Qarkun e Shkodrës Ilir Beqja është shprehur dje se edhe në këtë qark, i fituar thellësisht nga demokratët, janë vënë re parregullsi gjatë procesit zgjedhor. Sipas tij, në disa qendra votimi nuk është shënuar numri i letërnjoftimit të zgjedhësve, ndërsa gashtë prej tyre u vendosën në qendra private. Nga ana e tij Bejtja foli vetëm për parregullsi, por pa shpjeguar se cili ishte roli i komisionerëve të majtë në çastin që u konstatuan ato. “Edhe pse vëmendja e opinionit publik është sot e përqendruar në Qarkun e Fierit, ku ende procesi i numërimit të votave të qytetarëve fierakë nuk ka mbaruar, dëshiroj të denoncoj publikisht disa nga parregullsitë e procesit zgjedhor të konstatuara në Shkodër. 6 qendra votimi u vendosën në mjedise private, të cilat në të gjitha rastet kanë qenë në pronësi të militantëve të Partisë Demokratike, duke ushtruar kësisoj presion të hapur ndaj votuesve. Vendndodhja e qendrës së votimit 276 është ndryshuar një ditë përpara datës 28 qershor, duke bërë që shumë votues të Partisë Socialiste të mos dinin ku të votonin. Në qendrat e votimit nr. 240, 293, 299, 303 janë me dhjetëra zgjedhësit për të cilët nuk është shënuar numri i letërnjoftimit apo numri i pasaportës për jashtë shtetit, por vetëm shënimi ‘me kartë’ apo ‘me pasaportë’, çka përbën një shkelje të rëndë të Kodit Zgjedhor. Në qendrën e votimit 247 të gjitha fletët e votimit duhet të shpallen të pavlefshme, pasi është parë botërisht që përmasa e tyre ka qenë më e vogël se përmasa e ligjore miratuar. Fletët janë prerë me mjet të fortë mekanik”, - tha Bejtja.