E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Kemi kandidatin tonë për kreun e KQZ

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon të marrë drejtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në LSI, Ylli Manjani në një intervistë për A1Report deklaroi se kjo forcë politike do të paraqesë kandidaturën e saj për drejtimin e KQZ.

LSI do të ketë kandidatët e saj, çdo qytetar është i lirë të kandidojë, deklaroi Manjani në intervistën e dhënë në ambientet e Ministrisë së Transportit, ku Manjani mban edhe postin e zv/ ministrit.

Sipas Sekretarit për Çështjet Zgjedhore të LSI-së, procesi për përzgjedhjen e kreut të KQZ mund të mos përfundojë brenda datës 30 shtator dhe kjo nuk është ndonjë hata e madhe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›