E Shtunë, 31 Tetor 2026

Podesta shpërndan memon e Ministrisë së Jashtme për votat e hedhura gabim

Kompania Podesta, e cila ka lobuar dhe ka qenë konsulente e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 8 Majit, ka shpërndarë memon sekrete të Ministrisë së Jashtme për votat e hedhura gabim. Gazeta Shqip sjell të reja mbi lobimin gjigant të zgjedhjeve të 8 Majit, që kanë bërë kompanitë e kontraktuara nga qeveria. E gjithë energjia e kompanive Podesta dhe Patton Boggs duket se është fokusuar në bindjen e opinionit ndëkombëtar në hapjen e kutive, ku pretendohej nga demokratët për hedhje votash të gabuara.

Kështu, në një material të shpërndarë nga Podesta në qarqet  diplomatike, ekspertët e saj theksojnë se:

Në lidhje me vendimin e komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numërimin e votave të hedhura gabimisht në kuti, ne po ju dërgojmë këtë memo konfidenciale për procedurat e KQZ-së, kur ky institucion vepron si KZAZ e Tiranës. Shpresojmë që ky dokument do të jetë ndihmës dhe ne duam që kjo memo konfidenciale të sqarojë të gjitha pyetjet që ne kemi marrë nga ju në lidhje me procesin zgjedhjeve në Shqipëri.

Pas saj publikohet memoja konfidenciale e Ministrisë së Jashtme, në të cilin shqyrtohet në mënyrë të hollësishme vendimi i KQZ për numërimin e votave të gabuara dhe fakti se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vepron si KZAZ në Tiranë, pasi kryeqyteti nuk kish një KZAZ të madhe, por 11 KZAZ sipas numrit të zonave zgjedhore, të cilat vepronin në bazë të minibashkive.

Në memon e shpërndarë më në maj 2011, kur Edi Rama ishte në avantazh me 10 vota ndaj Lulëzim Bashës, thuhet se tabela e rezultateve gjithmonë miratohet 4 me 3 nga KZAZ. Ndërkohë KQZ duhet ta miratojë 5 me 2 tabelën e rezultateve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kur vepron si KSAZ nuk ka përjashtim nga rregulli, pra do ta miratojë tabelën me 4 vota.

Sipas MPJ në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 KQZ-ja mori kompetencën e komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta.

Më tej theksohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke marrë kompetencat e KZAZ-së ka për detyrë të bëjë procesin e tabulimit dhe miratimit të të dhënave..

Sipas MJP-së KQZ ka pushtet të plotë që si KZAZ të miratojë udhëzime për nisjen e numërimit, edhe pse ky proces ka përfunduar. KQZ dhe KZAZ e Tiranës kanë të njëjtin kapacitet për të vendosur standardin për procesin postzgjedhor. Një standard i vendosur nga KQZ mund të kundërshtohet vetëm nga Gjykata e Apelit (Kolegji Zgjedhor).

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›