E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Kodi, nje problem serioz per zgjedhjet

Levizja Socialiste per Integrim e cileson Kodin Zgjedhor me probleme serioze per zhvillimin korrekt te zgjedhjeve. I "deshtuar" ne tentativen e tij per permiresuar ligjin e zgjedhjeve, kreu i LSI-se, Ilir Meta tha se Kodi nuk ploteson standardet e kerkuara nderkombetare dhe per kete, pergjegjesine do e mbajne dy forcat e medha politike PD-PS. LSI nepermjet amendamenteve te saj, kerkoi ndryshim me te thelle te Kodit se sa, nderhyrja ne nenet qe kerkoi Presidenti Topi. LSI kerkoi ndryshim te numrit te anetareve te komisioneve zgjedhore dhe rishikimin e perllogaritjes se ndarjes se mandateve. "Viti 2008 pa frike mund te quhet, viti i dashurise mes Partise Socialiste dhe asaj Demokratike", ironizoi Meta, mbi bashkimin e dy forcave ne kalimin e Kodit Zgjedhor, pa asnje ndryshim per te dyten here. Votimi do te behet te henen e ardhshme, ku do te kete dhe jo pak kritika e debate nga partite e vogla ne salle.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›