PLL zgjedh sekretaret e rinj
Partia "Levizja e Legalitetit" zhvilloi dje mbledhjen e saj te Keshillit Kombetar. Me nje perberje cilesore dhe pjekuri politike me te mire se asnje here tjeter, Keshilli Kombetar i PLL analizoi situaten politike ne vend, beri vleresimet perkatese dhe caktoi detyra konkrete per te ardhmen. Per t'ju pershtatur sa me mire aktivitetit politiko-organizativ te fushates per zgjedhjet parlamentare dhe vecorive qe imponon sistemi elektoral dhe kodi i ri zgjedhor, Keshilli Kombetar i PLL vendosi te zgjeroje me tre Sekretare te rinj Sekretariatin e PLL, perkatesisht me zoterinjte Besnik Murati, Enis Dizdari dhe Gazmend Lita. Sekretariati i Partise "Levizja e Legalitetit" tashme perbehet nga Artan Tujani, sekretar i pergjithshem, Sulejman Gjana, sekretar politik, Besnik Murati, sekretar organizativ, Neritan Kolgjini, sekretar i marredhenieve me publikun, Enis Dizdari, sekretar per ceshtjet e pushtetin vendor dhe Gazmend Lita, sekretar per marredheniet me jashte. Gjithashtu ne Keshillin Kombetar u caktuan 12 perfaqesues te larte te partise, nga nje per cdo qark, te cilet do te drejtojne organizimin dhe gjithe pergatitjet per fushaten dhe procesin e ardhshem zgjedhor ne nivel qarku.