E Diel, 1 Nëntor 2026

Dik Marti, prokurori i EULEX-it viziton Kosovën

Çështja e trafikimit të organeve gjatë kohës së luftës në Kosovë vazhdon të hetohet. Prokurori udhëheqës i task-forcës speciale për hetime të BE-së, Klint Uilljemsën, përfundoi sot vizitën e tij në Kosovë në lidhje me akuzat e ngritura nga Dik Marti.

Sipas Uilljemsën, ky do të jetë një hetim kompleks-përfundimi i të cilit do të marrë kohë. Ai deklaroin për mediat kosovare se gjatë fazës fillestare task-forca ka ndërmarrë tashmë disa hapa për të siguruar informacione nga një numër burimesh institucionale, për të nisur hetimet.

Pas takimeve me një varg përfaqësuesish të lartë politikë në Kosovë, përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi, presidenten Atifete Jahjaga, kreun e EULEX-it, Ksavie De Marnjak, Uilljemsën do ta vizitojë Serbinë dhe Shqipërinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›